dhj52018
Studiuesit tërheqin vëmendjen: të bëhet kontroll në masë për kancerin e tiroides te fëmijët
Rezultatet e një studimi të publikuar në "JAMA Otolaryngology-Head & Neck Surgery", që përfshinte një kontroll masiv ekokardiografik për fëmijët dhe adoleshentët pas aksidentit bërthamor të vitit 2011 në fabrikën Fukushima në Japoni, sugjerojnë se ky lloj shqyrtimi mund të jetë i dobishëm për identifikimin e shumë tumoreve në fazë subklinike te të rinjtë.
"Incidenti në uzinën bërthamore japoneze ka ngritur shqetësime serioze, sidomos në lidhje me kancerin e tiroides, kështu që ne vazhduam me kontrollin ekografik. Gjithashtu, kemi analizuar tiparet klinike të kancerit të tiroides të zbuluar te fëmijët dhe të rinjtë gjatë pesë viteve të para pas aksidentit", thotë Akira Ohtsuru (Universiteti Mjekësor në Fukushima), emri kryesor i studimit.
Hulumtuesit shqyrtuan në dy raunde 324.301 djem deri në moshën 18-vjeçare në kohën e incidentit. Nga 299.905 që i janë nënshtruar skrinimit në turnin e parë, te 116 individë është diagnostikuar një kancer i tiroides malinj ose i dyshuar. Lidhur me raundin e dytë të shqyrtimit, i cili përfshinte 271,083 vetë, kanceri i tiroides malinje ose i dyshuar u diagnostikua në 71 raste. Nga të gjitha këto raste, në ato që u trajtuan me kirurgji, u pa se diagnoza patologjike më e zakonshme ishte karcinoma papilare e tiroides (149 nga 152). Analiza e të dhënave tregoi se modeli i shpërndarjes së shkallës së incidencës sipas grupmoshës në kohën e shqyrtimit në raundin e dytë lidhej me moshën e përparimit. Në veçanti, shkalla e incidencës ishte 29 raste për 100,000 vite/njerëz për fëmijët e moshës 15-17 vjeç, 48 raste për 100,000 vite/njerëz për ata të moshës 18-20 vjeç dhe 64 raste për 100,000 vite/njerëz për fëmijët e moshës 21 deri në 22 vjeç.
Në një editorial shoqërues, Andrew Bauer (Universiteti i Pensilvanisë në Filadelfia) dhe Louise Davies, kanë diskutuar mundësinë e një kontrolli në masë në moshën pediatrike, duke qenë se të dhënat e studimit nuk japin mundësi për dallimin e rasteve në të cilat sëmundja do të mbetej e heshtur dhe ato në të cilat do të përparonte.
"Me shumë gjasa, shumica e pacientëve të Fukushimës gjatë një periudhe të gjatë do të kenë një jetë të shëndetshme, pa e ditur se kanë kancer të tiroides, por do t'i kursenim dikujt një trajtim agresiv kirurgjikal, nëse do ta diagnostikonim në një fazë shumë të hershme", përfundojnë editorialistët.
JAMA Otolaryngology-Head & Neck Surgery 2018. doi: 10.1001/jamaoto.2018.3136 http://jamanetwork.com/journals/jamaotolaryngology/fullarticle/10.1001/jamaoto.2018.3121
JAMA Otolaryngology-Head & Neck Surgery 2018. doi: 10.1001/jamaoto.2018.3121 https://dx.doi.org/10.1001/jamaoto.2018.3121