Pediatri

pri232019

Inteligjenca artificiale, e ardhmja e triazhimit në urgjencë

Një model i ri i inteligjencës artificiale ka shfaqur saktësi të lartë në diagnostikimin e sëmundjeve pediatrike, pa asnjë ndryshim nga mjekët, sipas një studimi të botuar në "Nature Medicine".
"Modeli, i cili është në gjendje të përdorë të mësuarin automatik për të nxjerrë tekste klinikisht të rëndësishme nga regjistrat shëndetësorë elektronikë (EHR), ka qenë gjithashtu në gjendje të bëjë dallimin midis sëmundjeve të zakonshme, atyre mesatarisht urgjente dhe të tjerave, potencialisht vdekjeprurëse", shpjegon Huiying Liang (Universiteti Mjekësor Guangzhou dhe Universiteti i Kalifornisë në San Diego), i cili ka kryesuar grupin e punës.

Studiuesit kanë krahasuar aftësinë e sistemit të inteligjencës artificiale dhe ato të mjekëve për të diagnostikuar sëmundje të tilla, si: astma, encefaliti, sinusiti dhe pneumonia. Për hir të studimit, u bë grupimi i 20 mjekëve në bazë të përvojës dhe ekspertizës, në dy grupe junior dhe tri grupe senior, si dhe u vlerësuan manualisht 11.926 kartela klinike elektronike, të marra në një grup të pavarur pacientësh pediatrikë. Autorët kanë vendosur një vlerësim për performancën dhe zbuluan se sistemi i inteligjencës artificiale tejkaloi dy grupet e mjekëve junior, por kishte një rezultat pak më të ulët, krahasuar me tre grupet senior. Duke hyrë në detaje, rezultati mesatar i inteligjencës artificiale ishte i barabartë me 0.885, ai i grupeve junior, 0.841 dhe 0.839 dhe ai në grupet senior, 0.907, 0.915 dhe 0.923. Autorët nënvizojnë performancën e mirë sa i përket saktësisë së sistemit në diagnostikimin e patologjive të rrezikshme, siç janë riaktivizimet e astmës (0.97), meningjiti bakterial (0.93) dhe sëmundje të tilla si varicela (0.93) ose gripi (0.94).

"Ky sistem mund të shfrytëzohet për të menaxhuar përparësinë e vizitave në strukturat e emergjencës, duke zvogëluar kohën e pritjes dhe duke përmirësuar qasjen ndaj trajtimeve", thonë studiuesit, duke sugjeruar një aplikim tjetër të mundshëm, siç është ndihma në diagnostikimin e gjendjeve të ndërlikuara apo të rralla, duke pasur parasysh sasinë e informacionit që mund të ruajë inteligjenca artificiale në brendësi të saj.
"Edhe pse ky sistem mund të ketë ndikim më të madh në vende si Kina, ku raporti mes operatorëve shëndetësorë dhe popullatës është i pafavorshëm, përfitimet mund të jenë universale", përfundojnë ata.

 

Nature Medicine 2019. Doi: 10.1038/s41591-018-0335-9
https://www.nature.com/articles/s41591-018-0335-9


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>