Pediatri

maj82019

Prindërit nuk janë gjithmonë në dijeni të mendimeve të fëmijëve për vetëvrasje

Gjysma e prindërve që kanë një fëmijë i cili ka menduar vetëvrasjen, nuk janë në dijeni të këtyre qëllimeve dhe tre të katërtat e prindërve nuk e dinë që fëmija i tyre mendon shpesh për vdekjen, sipas një studimi të publikuar në "Pediatrics".
"Duke u nisur nga prevalenca e lartë e mos vënies në dijeni të prindërve dhe mohimi nga ana e adoleshentëve për mendimet e vetëvrasjes që ndeshen në këtë studim, është e mundur që një numër i madh i adoleshentëve në risk për vetëvrasje, të mos identifikohen nga skrinimet e shkurtra që bëhen si kontrolle rutinë", konfirmon Jason Jones (Children's Hospital në Filadelfia), autor kryesor i studimit.

Kërkuesit kanë marrë në pyetje 5.137 adoleshentë me moshë nga 11 deri në 17 vjeç dhe një prind apo kujdestar, me një pyetësor klinik në të cilin pyetej nëse adoleshenti kishte pasur ndonjëherë mendime vetëvrasëse dhe nëse mendonte shpesh për vdekjen. Kështu, analiza e të dhënave ka treguar se komunikimi ndërmjet adoleshentëve dhe adultëve ishte i moderuar për mendimet e vetëvrasjes dhe i ulët për mendimet e vdekjes, qoftë sepse prindërit nuk ishin të ndërgjegjshëm për mendimet vetëvrasëse, qoftë sepse shumë fëmijë i mohonin këto ide edhe kur ato referoheshin nga prindërit.

49,9% e prindërve nuk ishin në dijeni të mendimeve të përsëritura të fëmijës së tyre për vdekjen. Kur prindërit kanë referuar se ishin në dijeni të mendimeve të fëmijëve së tyre, 48,4% e adoleshentëve i kanë mohuar mendimet për vetëvrasje dhe 67,5% kanë mohuar se mendojnë për vdekjen.

"Ndërgjegjësimi i prindërve për simptomat që adoleshentët mund t'i mohojnë, është një zbulim i rëndësishëm i këtij studimi", shkruajnë në një artikull shoqërues Khyati Brahmbhatt dhe Jacqueline Grupp-Phelan (Universiteti i Kalifornisë në San Francisko). Opinionistët mendojnë se kërkime të mëtejshme mbi faktorët që i çojnë adoleshentët në mohimin e idesë për vetëvrasje dhe lidhjes së tyre me riskun për të tentuar vetëvrasjen mund të përmirësojë skrinimin dhe ndërhyrjet, në mënyrë që metodat për identifikimin e personave në risk më të madh vetëvrasjeje, të kenë një specificitet më të lartë se ai që ofrohet aktualisht.


Pediatrics. 2019. Doi: 10.1542/peds.2018-1771
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30642950

Pediatrics. 2019. Doi: 10.1542/peds.2018-3071
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30642951


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>