Pediatri

maj142019

Autizmi. Mund të diagnostikohet që në moshën 14-muajshe

Çrregullimet e spektrit të autizmit (ASD) mund të diagnostikohen në mënyrë të besueshme nga profesionistët e përgatitur që te fëmijët 14-muajsh. Duket se ekzaminimi i kujdesshëm dhe trajtimi i hershëm janë të arritshëm, të paktën sipas asaj që raportojnë hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë, në një studim të publikuar në "JAMA Pediatrics".
Dëshmitë gjithnjë të rritje sugjerojnë që ASD-ja e ka origjinën në jetën prenatale dhe se fëmijët nisin të shfaqin simptoma të gjendjes së tyre brenda viteve të para të jetës, por mosha mesatare e diagnostikimit të ASD-së në SHBA, është në përgjithësi tre-katër vjeç.

"Sa më parë të përballemi me problemet e ASD-së, aq më i mirë është rezultati për fëmijën", konfirmon autorja kryesore e studimit, Karen Pierce. "Vonesa mes shenjave të para të ASD-së dhe diagnozës, paraqet një mundësi të munguar, veçanërisht për shkak të ritmit të shpejtë të zhvillimit të trurit në vitet e para të jetës", vazhdon ajo.
Kërkuesit kanë vlerësuar 1.269 fëmijë në popullsinë e përgjithshme (441 me ASD, 828 pa ASD) që e kanë marrë vlerësimin e parë diagnostik në moshën 12-36-muajshe dhe të paktën një vlerësim të mëtejshëm, nga ana e psikologëve të regjistruar në studim. Diagnozat varionin nga ASD-ja dhe karakteristikat e ASD-së, deri te vonesa e të folurit dhe e zhvillimit, ose probleme të tjera të zhvillimit.

Stabiliteti i përgjithshëm diagnostikues i ASD-së ishte i barabartë me 0,84, më i lartë se ai i çdo grupi tjetër diagnostik. Vetëm 2% e fëmijëve që fillimisht është menduar se janë prekur nga ASD-ja, kanë kaluar më tej në diagnoza të zhvillimit tipik. Në brendësi të grupit me diagnozë të ASD-së, tranzicioni më i zakonshëm ka qenë, nga diagnoza me karakteristika të ASD-së, në ASD, në 9% të rasteve. 24% e fëmijëve nuk ishin diagnostikuar me ASD në kontrollet e para, por më tej, po.

Tranzicioni më i zakonshëm në këtë grup ka qenë zbulimi fillestar i vonesës në zhvillim (25%) apo i vonesës në të folur (16%), me kalim të mëtejshëm në ASD. "Hamendësohet që rezultatet për fëmijët me autizëm mund të përmirësohen nëse trajtimi verifikohet kur janë ende të vegjël, gjatë periudhës së rritjes së shpejtë të trurit dhe jo më vonë në jetë", përfundon Pierce.


JAMA Pediatr. 2019. doi: 10.1001/jamapediatrics.2019.0624
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31034004


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>