Pediatri

maj282019

Hipertensioni në moshën pediatrike. Udhëzimet e reja e parashikojnë më mirë rrezikun kardiovaskular

Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) ka publikuar në vitin 2017 udhëzime të reja, me të cilat janë përfshirë një numër më i madh fëmijësh në klasifikimin me presion të lartë të gjakut, krahasuar me publikimin e vitit 2004. Ato kanë rezultuar më efikase për të parashikuar se kush do të zhvillojë lehtësisht sëmundje kardiake, kur të arrijë moshën e rritur. Këto janë përfundimet e një studimi që ka përfshirë 3.940 fëmijë (47% meshkuj me moshë 3-18 vjeç, 35% afro-amerikanë), të cilët janë ndjekur për 36 vjet, studim i cili është publikuar në "Hypertension".

 "Pasi shqyrtuam informacionet, kemi arritur në përfundimin se ishte më e mundshme që fëmijët e klasifikuar me presion arterial të lartë, sipas udhëzimeve, të zhvillojnë hipertensionin arterial, trashje të murit të zemrës dhe sindromë metabolike të të rriturve, që të gjithë, faktorë rreziku për sëmundjet kardiake, krahasuar me fëmijët me tension normal", konfirmon Lydia Bazzano (Shkolla e Shëndetit Publik dhe e Mjekësisë Tropikale në Nju Orleans), autore kryesore e studimit.
11% e pjesëmarrësve është përfshirë në grupin e prekur nga tensioni i lartë, sipas udhëzimeve 2017, krahasuar me 7%, duke përdorur udhëzimet e vitit 2004. Të dhënat kanë treguar se 19% e fëmijëve me tension të lartë të gjakut, sipas udhëzimeve 2017, kanë zhvilluar trashje të muskulit kardiak gjatë periudhës së ndjekjes, krahasuar me 12% të atyre të konsideruar me tension të lartë, sipas udhëzimeve të vitit 2004.

Kërkuesit nënvizojnë se jo të gjithë fëmijët që konsiderohen me tension të lartë nga udhëzimet e reja, kërkojnë një kurë farmakologjike. "Për pjesën më të madhe të fëmijëve me tension të lartë të pashkaktuar nga një patologji apo nga një medikament, ndryshimet e stilit të jetës janë thelbi i trajtimit.
Është e rëndësishme të ruhet një peshë normale, të shmanget teprimi me kripën, të ndiqet aktivitet i rregullt fizik dhe një dietë e pasur me fruta, perime, jeshillëqe, fruta të thata, drithëra integrale, proteina të dobëta dhe të kufizohet kripa, sheqernat e shtuara, yndyrnat e ngopura dhe trans, për të reduktuar tensionin e  gjakut", shpjegon Bazzano. Megjithatë, studimi është i kufizuar, për shkak të mungesës së të dhënave efikase në lidhje me infarktet dhe iktusin në moshë të rritur dhe për shkak se është zhvilluar në një komunitet të vetëm në Luizianë.


Hypertension. 2019. Doi: 10.1161/HYPERTENSIONAHA.118.12469
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31006329


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>