Pediatri

qer52019

Reanimimi i të sapolindurve shumë prematurë. Vendimi nuk bazohet vetëm në moshën gjestacionale

Ekziston një ndërveprim vërtet i ndërlikuar faktorësh, ai që qëndron në bazë të vendimit për reanimimin e të sapolindurve jashtëzakonisht të parakohshëm dhe megjithëse ka korrelacione midis moshës gjestacionale dhe vendimeve mjekësore, këto nuk janë të mjaftueshme për të shpjeguar sjelljen e profesionistëve të shëndetësisë. Kështu thuhet, bazuar në një rishikim të literaturës, që është botuar në "Pediatrics".

"Vendimi për reanimimin ose jo të foshnjave jashtëzakonisht të parakohshme është klinikisht dhe etikisht i vështirë për t'u marrë. Indikacionet dhe praktikat ndryshojnë shumë në vende e institucione të ndryshme dhe kjo sugjeron që vendimet e reanimimit mund të ndikohen kryesisht nga qëndrimi individual i mjekëve. Për këtë arsye, ne vendosëm të thellojmë njohuritë tona mbi qëndrimet e mjekëve dhe të përmirësojmë kuptueshmërinë tonë për procesin e vendimmarrjes", shpjegon Alice Cavolo (Universiteti Katholieke Leuven, në Belgjikë), autorja kryesore e studimit.

Hulumtuesit kanë përzgjedhur studime në gjuhën angleze, ku jepeshin të dhëna empirike mbi qëndrimin e mjekëve kundrejt reanimimit të foshnjave jashtëzakonisht të parakohshme dhe kanë përfshirë në këtë rishikim, 34 studime. Nga analiza e tyre doli se mjekët ishin në përgjithësi më të gatshëm për të reanimuar të porsalindurin, për të pranuar kërkesat për reanimim nga prindërit dhe për të refuzuar nga ana tjetër kërkesën e prindërve për të mos bërë reanimim, sa më shumë rritej mosha gjestacionale. Megjithatë, qëndrimet janë shfaqur dukshëm të ndryshueshme për të sapolindurit me moshë gjestacionale 23-24 javëshe.

"Kemi mundur të shikojmë se, edhe pse mosha gjestacionale është faktori kryesor që ndikon në qëndrimet e mjekëve, një ndërveprim i faktorëve që lidhen si me pacientët, ashtu edhe me prindërit, ndikon në vendimet e tyre", thonë autorët. Ekspertët theksojnë se studimi ka disa kufizime, duke përfshirë faktin se artikujt e analizuar ishin vetëm në anglisht dhe se vetëm autorët e një studimi kishin përdorur qasje cilësore.


Pediatrics. 2019. doi: 10.1542/peds.2018-3972
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31076541


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>