Pediatri

sht22019

Sëmundjet inflamatore intestinale te fëmijët. Antibiotikët gjatë shtatzënisë, dyfishojnë rrezikun

Marrja e antibiotikëve gjatë shtatzënisë dyfishon rrezikun e sëmundjeve inflamatore kronike intestinale (IBD) te pasardhësi, sipas një studimi të publikuar në "Gut". "Ne besojmë se studimet e mëparshme mbi ekspozimin antibiotik dhe zhvillimin e IBD-së, përfshirë sëmundjen e Crohn-it dhe kolitin ulceroz, mund të jenë ndikuar nga faktorë familjarë dhe gastroenteriti. Për këtë arsye, kemi dashur të vlerësojmë lidhjen mes antibiotikëve të marrë nga nëna gjatë shtatzënisë, ose nga fëmijët në moshë infantile dhe zhvillimin e IBD-ve shumë të hershme", shpjegon Anne Örtqvist (Instituti "Karolinska" në Stokholm), autorja kryesore e studimit.

Më tej, hulumtuesit kanë analizuar rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve inflamatore kronike intestinale të diagnostikuara para moshës 6-vjeçare te mbi 800,000 fëmijë suedezë të lindur nga viti 2006 deri në vitin 2016 dhe të ekspozuar ndaj terapisë antibiotike gjatë shtatzënisë, ose në moshë neonatale.
Analiza e të dhënave tregoi se ekspozimi ndaj antibiotikëve gjatë shtatzënisë e ka shtuar me pothuajse dy herë rrezikun e zhvillimit të një sëmundjeje inflamatore kronike intestinale para vitit të gjashtë të jetës, ndërkohë që kjo rritje nuk ndodhi në rast të ekspozimit ndaj antibiotikut në moshë infantile. Sipas autorëve, mikrobiota intestinale mund të luajë rol themelor në gjenezën e IBD-ve shumë të hershme dhe bie në sy rëndësia që ka peshimi i mirë i vendimit për të përdorur antibiotikë në periudha delikate, siç është shtatzënia.

"Ky studim është një provë e mëtejshme që tregon fuqinë që kanë antibiotikët, për të mirë ose për keq, në modifikimin e mikrobiotës intestinale. Përdorimi i antibiotikëve në moshë gjestacionale është lidhur në të kaluarën me një rrezik në rritje për obezitet infantil dhe tani ky studim na tregon se ekziston edhe një rrezik në rritje për IBD. Këto rezultate janë në mënyrë të përkryer në përputhje me fizpatologjinë, duke qenë se funksionet kryesore të mikrobiotës intestinale njerëzore janë ato të rregullimit të metabolizmit dhe të sistemit imunitar. Prandaj, nëse ndryshohet mikrobiota, mund të zhvillohen sëmundjet që lidhen me mosbalancimin e këtyre funksioneve", komenton Gianluca Ianiro (Fondacioni Poliklinik "Gemelli" dhe Shoqata Italiane e Gastroenterologjisë dhe Endoskopisë Digjestive, Sige).


Gut. 2019. doi: 10.1136/gutjnl-2017-314352
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29321166


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>