Pediatri

sht112019

Kanceri infantil. Barra, më e lartë në vendet e varfra. Ja, shifrat globale

Kanceri infantil ka qenë përgjegjës për humbjen e 11,5 milionë viteve jetë të shëndetshme në vitin 2017 dhe kombet me mungesë burimesh, janë përballur me një barrë konsiderueshëm më të lartë se vendet me të ardhura të larta, sipas një analize të Studimit Global mbi Peshën e Sëmundjeve, të botuar në "The Lancet Oncology".
"Duke vlerësuar barrën globale të kancerit infantil përmes numrit të viteve të jetës, të rregulluar sipas aftësisë së kufizuar (DALY) mund të kuptojmë në mënyrë më të plotë ndikimin shkatërrues të kancerit te fëmijët, në nivel global", shpjegon Lisa Force (Spitali Kërkimor i Fëmijëve "St. Jude"), që ka qenë pjesë e grupit të punës.

Kërkuesit e kanë përllogaritur DALY-n duke vlerësuar numrin e viteve të shëndetshme që kanë humbur fëmijët e adoleshentët 0=19 vjeç të sëmurë me kancer, për shkak të sëmundjes, paaftësisë apo vdekjes së parakohshme (një DALY e barasvlershme me një vit jetë të shëndetshme të humbur). Kështu, kanë vlerësuar vdekshmërinë për shkak të kancerit, duke përdorur të dhënat që vijnë nga sistemet e regjistrimit, autopsitë dhe regjistrat e tumoreve, të bazuara në popullsi.
Rezultatet kanë treguar se janë humbur 11,5 milionë DALY në vitin 2017 për shkak të kancerit infantil, 97,3% për shkak të jetëve të humbura dhe 2,7% për shkak të viteve të jetuara me paaftësi. Fëmijët 0-4 vjeç kanë përfaqësuar 37% të peshës globale (4,3 milionë). Leucemitë kanë ndjekur përqindjen më të lartë të peshës së DALY-it për kancerin infantil (34,1%), të ndjekura nga tumoret në tru apo në sistemin nervor (18,1%). Rreth 82% e DALY-t ka humbur në zona me tregues socio-demografikë të ulët, mesatarë/të ulët, apo mesatarë, bazuar në nivelin e arsimimit, fertilitetit dhe të ardhurave. Përsa i përket mbijetesës, më tej, 80% e fëmijëve me kancer te vendet me të ardhura të larta, ka arritur mbijetesën pesë vjet pas diagnozës, krahasuar me rreth 35-40% të atyre që jetojnë në vende me burime të ulëta.

Në një editorial shoqërues, Charles Stiller (Shërbimi Kombëtar i Regjistrimit dhe Analizës së Kancerit në Londër), thotë se një objektiv për të ardhmen do të jetë përdorimi i diagnozës së hershme për të ulur ndjeshëm vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë afatgjatë midis pacientëve, në vendet me të ardhura të ulëta. "Bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë një komponent thelbësor. Shpresoj që ky studim të ndihmojë në stimulimin e përmirësimeve të nevojshme", përfundon editorialisti.

 

Lancet Oncology 2019. Doi: 10.1016/S1470-2045(19)30339-0
https://www.thelancet.com/journals/lanonc/article/PIIS1470-2045(19)30339-0/fulltext

Lancet Oncology 2019. Doi: 10.1016/S1470-2045(19)30424-3
https://www.thelancet.com/journals/lanonc/article/PIIS1470-2045(19)30424-3/fulltext


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>