Pediatri

sht162019

Të sapolindurit në urgjencë për infeksione bakteriale. Nëse nuk kanë temperaturë, mund të dalin

Fëmijët që janë nën javën e katërt të jetës dhe që dyshohet se kanë infeksione të rënda bakteriale, që kanë historik temperature, por nuk kanë më temperaturë gjatë vrojtimit në urgjencë, mund të jenë kandidatë për nxjerrje të hershme nga spitali. Ky është rezultati i një studimi të publikuar në "Pediatrics" dhe të firmosur nga Ramgopal (Departamenti i Pediatrisë në Spitalin e Fëmijëve në Pitsburg, Pensilvani).

"Ndonëse afërsisht një e treta e foshnjave që janë paraqitur në urgjencë për shkak të infeksionit të rëndë të dyshuar, kanë patur rritje të mëparshme të temperaturës (ndonëse janë apiretikë gjatë paraqitjes në urgjencë), deri më tani është supozuar se këta fëmijë kishin të njëjtin rrezik infeksioni në krahasim me moshatarët që paraqiteshin me ethe", shpjegojnë autorët, që kanë kryer një rishikim retrospektiv mbi 931 fëmijë (mosha mesatare, 18 ditë; 54.5% djem), të vlerësuar për infeksion të rëndë bakterial (të dyshuar) pranë urgjencës së Spitalit të Fëmijëve në Pitsburg.
Kështu, 60.2% kishin ethe kur u paraqitën në urgjencë, 29.9% ishin pa ethe si në hyrje, ashtu edhe gjatë periudhës së vëzhgimit dhe 10% ishin apiretikë në hyrje, por zhvilluan ethe gjatë qëndrimit në spital. "Fëmijët me historik të etheve, por me temperaturë normale të trupit kur janë paraqitur në spital dhe gjatë qëndrimit në të, kishin probabilitet dukshëm më të ulët për infeksion të rëndë sesa ata që kishin patur ethe kur ishin paraqitur. Te të sapolindurit që fillimisht nuk kishin patur ethe, por ajo paraqitej gjatë shtrimit në spital, koha mesatare e shfaqjes ishte 5,6 orë", thotë kërkuesi, duke shtuar se grupi i fundit kishte më shumë mundësi për të patur infeksion të rëndë bakterial, krahasuar me të sapolindurit që kishin patur temperaturë kur ishin sjellë në spital.

"Ky studim mund të mbështesë vendimin për të nxjerrë nga spitali në fillim të sapolindurit me infeksion të dyshuar që kanë vetëm një historik temperature, por që mbeten pa temperaturë pas 20-24 orësh vëzhgim", shkruajnë autorët. Ramgopali përfundon: "Një vendim i tillë duhet, gjithsesi, të marrë parasysh faktorë të tillë si: koha e zhdukjes së temperaturës, kultura të mundshme pozitive apo terapi të mundshme antibiotike empirike të nisura para shtrimit në spital".

 

Pediatrics. 2019. doi: 10.1542/peds.2018-3964
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31345996


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>