Pediatri

tet32019

Akneja tek adoleshentët nuk është sëmundje, por përgjigje fiziologjike

Sipas një artikulli të publikuar në "Trends in Immunology", akneja që shfaqet në periudhën e adoleshencës, mund të jetë rezultat i një gjendjeje inflamatore natyrale dhe kalimtare, që vihet re kur lëkura e fytyrës që po maturohet, ekspozohet ndaj mikrobeve të reja dhe shton prodhimin e yndyrës.
"Në vend që ta konsiderojmë aknen si një sëmundje të verifikuar aksidentalisht, e shoqëruar nga procese patologjike, propozojmë që ajo mund të jetë një inflamacion i evitueshëm, i shkaktuar nga ndryshimet fiziologjike të lëkurës gjatë adoleshencës dhe kështu, zhvillimi i trajtimeve të reja duhet të përqendrohet në promovimin e mekanizmave që restaurojnë homeostazën mes lëkurës së fytyrës dhe mjedisit të saj mikrobik e kimik", thotë Andrea Szegedi (Universiteti i Debrecenit, Hungari), autore kryesore e studimit.

Në bazë të të dhënave imunologjike dhe dermatologjike, kërkuesit kanë hamendësuar se ndryshimet e papritura të mikrobiotës së lëkurës së pasur me gjëndra yndyrore gjatë adoleshencës, të shoqëruara nga një prodhim i shtuar i yndyrës, mund të provokojnë një përgjigje inflamatore që zëvendëson shkëmbimin e mëparshëm homeostatik mysafir-mikrobiotë, duke shkaktuar kështu shfaqjen e aknes. Autorët citojnë prova te minjtë që tregojnë se edhe një qasje afatshkurtër me mikrobe të reja komensale në lëkurë, mund të shkaktojë një akumulim të bollshëm të limfociteve T, që prodhojnë citokina proinflamatore, mes të cilave interleukina 17 dhe interferoni gama.
Ekspertët theksojnë edhe se të dhënat e ARN-së mesazhere tregojnë që lezionet e aknes përmbajnë më shumë citokina proinflamatore karakteristike të ndërveprimeve mysafir-mikrobiotë krahasuar me lëkurën e shëndetshme dhe se bakteret e lidhura me aknen, mund të shkaktojnë si gjendje homeostatike, ashtu edhe inflamatore. Autorët thonë se tek adoleshentët, një prodhim i shtuar i yndyrës duket se është thelbësor, në mënyrë që Cutibacterium acnes, përndryshe komensal, të fillojë inflamacionin.

"Kërkimet e ardhshme duhet të përqendrohen në identifikimin e arsyes së si problemi i aknes zgjidhet në mënyrë spontane, si për shembull, përmes prodhimit të reduktuar të yndyrës, ndryshimeve kompozicionale në shtamet e C. acnes, rregullimit të sistemit imunitar kutan, ose përmirësimit të integritetit të barrierës kutane", përfundojnë kërkuesit.


Trends Immunology 2019. Doi: 10.1016/j.it.2019.08.006
https://doi.org/10.1016/j.it.2019.08.006


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>