tet282019
Autizmi. Dieta ka efekte modeste mbi simptomat
Nga një metaanalizë e gjerë, e sapopublikuar në "Pediatrics", që ka vlerësuar ndërhyrjet dietike të përdorura në trajtimin e çrregullimeve të spektrit autistik (ASD) te fëmijët, ka dalë se shtimi i Omega-3 dhe integratorëve vitaminikë është më efikase se placeboja në trajtimin e disa simptomave tipike të ASD-së.
"Të gjitha llojet e ndërhyrjeve janë shfaqur më efikase se placeboja, por efekti përfitues është shumë i kufizuar. Megjithatë, këto rezultate sugjerojnë rolin potencial që mund të kenë disa ndërhyrje nutricionale të synuara për menaxhimin e disa simptomave të ASD-së", konfirmon autori kryesor i studimit, David Fraguas (Departamenti i psikiatrisë infantile dhe i adoleshencës në Spitalin e Përgjithshëm Universitar "Gregorio Marañón", Madrid), duke shpjeguar se ndërhyrjet nutricionale, përdoren gjithsesi nga shumë familje për të kuruar ASD-në.
"Megjithatë, provat e efikasitetit të pjesës më të madhe të tyre, mbeten të kufizuara dhe kundërshtuese". Dhe, për të sqaruar efektin e dietës në simptomat e subjekteve të prekura nga ASD-ja, kërkuesit kanë analizuar 27 studime klinike me përzgjedhje rastësore, duke vëzhguar se integrimi alimentar me nutrientë, të tillë si omega-3 dhe vitaminat ishte dukshëm më efikas, krahasuar me placebon, në trajtimin e gjendjeve të ndryshme klinike, mes të cilave ankthi, impulsiviteti dhe sjelljet përsëritëse.
Sidoqoftë, editoriali shoqërues nga Zachary Warren (Instituti Vanderbilt për Trajtimin dhe Kërkimet mbi çrregullimet e Spektrit të Autizmit, Nashville), ul entuziazmin: "Rezultatet janë të kufizuara nga heterogjeniteti metodologjik i studimeve, i cili përveç një ndryshueshmërie të gjerë përsa i përket dozës së ndërhyrjes, matjes së rezultatit, kohës së ndjekjes dhe karakteristikave të kampionit, shpesh nuk ka vlerësuar praninë e mangësive themelore nutricionale. Për mjekët, këto rezultate sugjerojnë që ka pak prova për të mbështetur përdorimin e integratorëve alimentarë apo të terapive dietike për fëmijët me ASD: një përfundim që ka qenë i njëjtë me rishikimet dhe metaanalizat e tjera".
PEDIATRICS Volume 144, number 5, November 2019:e20183218
https://pediatrics.aappublications.org/content/early/2019/10/02/peds.2018-3218
PEDIATRICS Volume 144, number 4, October 2019:e20191680
https://pediatrics.aappublications.org/content/early/2019/10/02/peds.2019-1680