Pediatri

dhj52019

Një lente e re kontakti jep mundësi për reduktimin e përparimit të miopisë te fëmijët

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) ka aprovuar për përdorim te fëmijët nga 8, deri në 12 vjeç, një lente kontakti që është në gjendje të lehtësojë përparimin e miopisë. Bëhet fjalë për lente kontakti të buta, me përdorim ditor MiSight, prodhuar nga CooperVision Inc., të menduara për të korrigjuar miopinë dhe për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes te fëmijët.

"Miopia është e zakonshme te fëmijët dhe ka tendencë të rritet me moshën. Fëmijët që zhvillojnë miopi të rëndë mund të jenë më të prirur për zhvillimin e problemeve të tjera të syve, të tilla si katarakti i hershëm ose shkëputja e retinës gjatë moshës madhore dhe ngadalësimi i përparimit të miopisë në këtë popullatë, mund të nënkuptojë kështu një rrezik të reduktuar për zhvillimin e problemeve të tjera", shpjegon Malvina Eydelman (Qendra për Pajisjet dhe Shëndetin Radiologjik në FDA).

Një pjesë e lenteve të kontaktit MiSight korrigjon gabimin e refraksionit dhe përmirëson shikimin në distancë, si një lente korrigjuese standarde. Por përveç kësaj, unazat periferike koncentrike të pranishme në lente, përqendrojnë një pjesë të dritës përpara retinës dhe besohet se kjo zvogëlon stimulin që qëndron në bazë të përparimit të miopisë.
Siguria dhe efikasiteti i lenteve të kontaktit MiSight janë demonstruar në një studim klinik që përfshin 135 fëmijë të moshës 8-12 vjeç, të cilët përdorën MiSight ose një lente kontakti të butë konvencionale.
Në tre vjet, përparimi i miopisë te fëmijët që përdorën lente MiSight ishte më i ulët se ai i bashkëmoshatarëve të tyre të trajtuar me lente standarde. Për më tepër, fëmijët që përdorën MiSight në kontrollet vjetore, treguan më pak ndryshime në gjatësinë boshtore të bulbit okular. Nuk janë verifikuar ngjarje të kundërta okulare të rënda në të dyja krahët e studimit.

FDA-ja gjithashtu ka dashur të ekzaminojë shkallën e infeksioneve të kornesë që kërcënojnë shikimin, në një analizë retrospektive në botën reale të 782 fëmijëve 8-12 vjeç, të cilët përdorin në mënyrë rutinore lente të buta kontakti. Kështu, ekspertët kanë vërejtur që shkalla e ulcerave të kornesë te fëmijët ishte e krahasueshme me atë të të rriturve që mbajnë lente kontakti të përditshme.
FDA-ja ka kërkuar një studim pas shitjes, për të vlerësuar më tej sigurinë dhe efektivitetin e lenteve.


FDA - Deklaratë për shtyp

https://www.fda.gov/news-events/press-announcements/fda-approves-first-contact-lens-indicated-slow-progression-nearsightedness-children


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>