Pediatri

jan202020

Foshnjat e parakohshme. Testi i tolerancës ndaj sediljes për bebe, lidhet me imaturimin respirator

Nëse pozicionohen në sediljen e posaçme të makinës për bebe, shumë fëmijë të parakohshëm zhvillojnë frymëmarrje të paqëndrueshme, gjë që e ka shtyrë Akademinë Amerikane të Pediatrisë që të rekomandojë një test për skrinimin e tolerancës së bebes ndaj sediljes së posaçme (CSTS), para daljes nga spitali. Një studim i publikuar së fundi në "Pediatrics" dhe i koordinuar nga neonatologia Natalie Davis (Universiteti i Marilandit në Balimorë), tregon se rezultatet e CSTS-së nuk e shtojnë kohën e shtrimit në spital (LOS), ama e lidhin me imaturimin kardiorespirator të vëzhguar apo të zbuluar duke ndjekur testin.

"Bindja se të lindurit e parakohshëm, që kanë lindur në javët 34-36.6 të moshës gjestacionale, kanë një maturim kardiorespirator të njëjtë me foshnjat e lindura në kohë, ka bërë që shumë institucione të kufizojnë CSTS-të, tek ata që kanë lindur shumë para kohe. Qëllimi i studimit ishte pra të vlerësonte incidencën dhe faktorët parashikues pozitivë që ka një CSTS te bebet e lindura thuajse në kohë, të cilët fiziologjikisht dhe metabolikisht rezultonin më pak të pjekur sesa bebet e lindura në kohë, por që shpesh paraqisnin një peshë lindjeje të krahasueshme me këto të fundit", shkruajnë autorët, të cilët analizuan në mënyrë retrospektive 918 foshnje të parakohshme të lindura në periudhën 2013-2017 dhe që iu nënshtruan CSTS-së, prej të cilëve 4.6% dështuan në test.
"Nga të dhënat e mbledhura rezulton se të shtruarit në spital në kujdesin intensiv neonatal, para daljes nga spitali kishin shkallën më të lartë të dështimit (8.5%). Nga këto, 20% kishin apnea obstruktive të gjumit dhe 40% kishin nevojë për përshkrime shtesë të oksigjenit për të bërë të mundur daljen e sigurt nga spitali", shpjegon Davisi, duke theksuar se megjithëse gjatësia e qëndrimit ishte e përafërt me ata që kishin dështuar në CSTS, analiza statistikore, duke marrë parasysh repartin e spitalit, nivelin e parakohshmërisë dhe llojin e mbështetjes respiratore që kanë marrë, përjashtoi që CSTS-ja ishte parashikues i kohëzgjatjes më të madhe të shtrimit.

Në një editorial shoqërues, Marilyn Bull (Spitali i Fëmijëve Riley, pranë Universitetit Shëndetësor të Indianës) shkruan: "Ndonëse ky studim tregon se CSTS-ja nuk lidhet në mënyrë të dukshme me kohëzgjatjen e shtrimit, është i nevojshëm optimizimi i trajtimit të të lindurve të parakohshëm edhe pas daljes nga spitali, duke mbajtur parasysh rezultatet e CSTS-së".


Pediatrics 2019. Doi: 10.1542/peds.2019-1703
https://doi.org/10.1542/peds.2019-1703

Pediatrics 2019. Doi: 10.1542/peds.2019-3369
https://doi.org/10.1542/peds.2019-3369


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>