Pediatri

mar32020

Sindromat neurologjike autoimune. Të rejat diagnostike dhe terapeutike për fëmijët e prekur

Rezultatet e një studimi të publikuar në "Lancet Neurology" tregojnë se antitrupi kundër glikoproteinës oligodendrocitare mielinike (anti-Mog) mund të jetë i lidhur me një sërë patologjish autoimune të rrezikshme për jetën, shumë më të gjera nga sa mendohet.
"85% e fëmijëve me patologji autoimune në studim e kanë marrë veten plotësisht ose thuajse plotësisht pas hasjes së këtij bioshënjuesi dhe administrimit të mëtejshëm të trajtimit të duhur", konfirmon Thaís Armangue (Universiteti i Barcelonës), autor kryesor i studimit, duke kujtuar se antitrupat anti-Mog, janë hasur shpesh në të shkuarën në encefalitin autoimun.

Për të kuptuar më mirë se cilat sindroma të tjera demielinizuese dhe encefalike pediatrike mund të jenë të lidhura me to, kërkuesit kanë zhvilluar një studim vëzhgues perspektiv me 535 fëmijë me çrregullime të spektrit të neuromielitit optik (NMOSD), encefalit jo-Adem dhe çrregullime të tjera demielinizuese, siç është mieliti transvers dhe neuriti optik.
Nga 239 fëmijët me sindroma demielinizuese, 94 (39%) kanë rezultuar pozitivë ndaj antitrupave anti-Mog, ndërkohë që nga 64 fëmijë me encefalit jo-Adem, pozitiviteti është hasur në 22 (34%) raste. Mosha mesatare e 116 pacientëve pozitivë ndaj antitrupit anti-Mog ishte 6 vjeç dhe 49% e grupit përbëhej nga vajza. Te pacientët me encefalit, simptomat kanë përfshirë mes të tjerash konvulsione, reduktim të vetëdijes, anomali të sjelljes, çrregullime të lëvizjes, disfunksion cerebral dhe temperaturë. Pas një ndjekjeje mesatare prej 42 muajsh, 17 nga 100 fëmijë me diagnozë sindromash të lidhura me antitrupa anti-Mog në fillim të sëmundjes, kanë patur një rënie, pavarësisht nga lloji i sindromës së paraqitur dhe nga përdorimi i imunoterapisë. Rezultatet jo të mira janë hasur në 13% të rasteve me Adem, të lidhura me antitrupin anti-Mog dhe të 36% të atyre me encefalit jo-Adem.

Në një koment të lidhur, Romain Marignier (Spitali Neurologjik Pierre Wertheimer, në Francë), e përshkruan studimin si një gur themeli në të kuptuarin e sindromave të lidhura me antitrupat anti-Mog.

 

Lancet neurology 2020. Doi: 10.1016/S1474-4422(19)30488-0
https://doi.org/10.1016/S1474-4422(19)30488-0

Lancet neurology 2020. Doi: 10.1016/S1474-4422(20)30032-6
https://doi.org/10.1016/S1474-4422(20)30032-6


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>