Pediatri

maj142020

Rakitizmi infantil. Kur janë të dobishme vitamina D dhe kalciumi?

Nuk është e sigurt që kalciumi i vetëm ose i shoqëruar me vitaminën D, favorizon shërimin te fëmijët me rakitizëm, në krahasim me vitaminën D më vete dhe as nuk mund të dilet në përfundime vendimtare për rolin e trajtimeve të ndryshme përsa i përket frakturës ose ngjarjeve të pafavorshme në përgjithësi.
Këtë e bën të ditur Moriam Chibuzor (dega nigeriane e Qendrës Cochrane të Afrikës së Jugut), emri kryesor i një shqyrtimi të sapobotuar në Cochrane. "Rakitizmi, i cili është i shpeshtë mes fëmijëve që jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, shpesh shkakton deformime të eshtrave dhe çrregullime të rritjes", thotë studiuesi, duke theksuar se mungesa e vitaminës D është shkaku më i zakonshëm.

"Qëllimi i këtij rishikimi ishte të verifikonte se cili, mes vitaminës D, kalciumit apo lidhjes mes të dyjave, ishte trajtimi optimal i rakitizmit në fëmijëri", shkruajnë studiuesit, të cilët rishikuan punimet shkencore të botuara deri më 25 korrik 2019, duke përzgjedhur katër studime të kontrolluara, me përzgjedhje rastësore, të cilat krahasonin vitaminën D me kalciumin ose kombinimin e tyre në trajtimin e rakitizmit te 286 fëmijë midis gjashtë muajsh dhe 14 vjeç. "Të dhënat e mbledhura sugjerojnë që kalciumi më vete, ose i lidhur me vitaminën D përmirëson mundësitë e shërimit në krahasim me vitaminën D. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë provë të besueshme për efektet e vitaminës D në kombinim me kalciumin, krahasuar me kalciumin më vete, në drejtim të shërimit nga rakitizmi, në ngjarjet e frakturave dhe sa u përket efekteve anësore", thotë Chibuzor-i, duke shtuar se asnjë nga studimet nuk zbulon të dhëna për rritjen (diferencat në gjatësi, peshë, gjatësi sipas moshës, peshë sipas moshës), mbi vdekshmërinë për të gjitha shkaqet, mbi efektet socio-ekonomike (kosto trajtimi, burimet e humbura për shkak të sëmundjes ose prej mungesës së kujdestarit nga puna, kostoja e vizitave në spital ose në institucionin shëndetësor) dhe në cilësinë e jetës, që lidhet me gjendjen shëndetësore.

"Cilësia e rezultateve të shqyrtimit tonë, është e dobët, kryesisht për shkak të numrit të reduktuar të studimeve të përfshira dhe numrit të ulët të pjesëmarrësve. Kjo e bën të vështirë daljen në përfundime vendimtare në lidhje me këtë argument", tha Chibuzor-i.

 

Cochrane Database Syst Rev. 2020. Doi: 10.1002/14651858.CD012581.pub2
https://doi.org/10.1002/14651858.CD012581.pub2


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>