Pediatri

qer92020

Covid-19. Raste të rënda edhe mes fëmijëve të shtruar në spital

Disa studime kanë sugjeruar se, në krahasim me atë që shihet te të rriturit, rreziku për Covid-19 të rëndë, është më i ulët te fëmijët, të cilët ndonjëherë nuk kanë simptoma. Tani, një studim i ri amerikan, i botuar në "Journal of Pediatrics", raporton një probabilitet më të lartë të zhvillimit të sëmundjes serioze te fëmijët me Covid-19 dhe përshkruan karakteristikat klinike dhe rezultatet e 46 pacientëve të shtruar në spital, me moshë nga 1 muajsh deri në 21 vjeç.

Nga këta, 33 (76%) ishin shtruar në spital në repartin e pediatrisë së përgjithshme, ndërsa 13 (28%) në njësinë e kujdesit intensiv pediatrik (PICU). Edhe pse studiuesit vëzhguan një prevalencë të lartë të mbipeshës (30.4%) dhe astmës (24.4%), asnjëri nga të dy faktorët nuk shoqërohej me një rrezik të shtuar të shtrimit në PICU, përkundrazi, shoqërohej dukshëm me nivele të larta të proteinës reaktive C, prokalcitoninës dhe peptidit natriuretik cerebral. Pacientët në PICU treguan gjithashtu numër më të ulët të trombociteve se të tjerët dhe kishin më shumë të ngjarë të kishin nevojë për kanulën nazale me fluks të lartë. Dhjetë pacientë (77%) në PICU zhvilluan sindromën e distresit respirator akut, 6 prej të cilëve patën nevojë për ventilim mekanik invaziv për një mesatare prej 9 ditësh dhe 7 zhvilluan sepsis të rëndë dhe shok septik. Për më tepër, përdorimi i Remdesivirit si kurë e dhembshur ka qenë më shumë i mundur te pacientët në PICU, të cilët kishin një qëndrim mesatar në spital më të gjatë se 4 ditë. Nga 13 fëmijë në këtë repart, 8 (61.5%) u nxorën nga spitali, 4 (30.7%) mbetën në spital me mbështetje të ventilatorit dhe 1, që vuante nga kanceri metastatik, vdiq pas ndërprerjes së terapisë për mbështetjen vitale. Duhet theksuar se kontakti me njerëzit me Covid-19 u konfirmua vetëm për 20 (43.5%) fëmijë.

"Fëmijët raportohet të kenë sëmundje më të butë Sars-CoV-2, por rezultatet tona sugjerojnë që një grup i pacientëve pediatrikë zhvillojnë sëmundje të rëndë që kërkon pranimin në PICU", shkruajnë Jerry Chao (Qendra Mjekësore Montefiore) dhe kolegët, të cilat nënvizojnë kufizimet e studimit, përfshirë faktin se janë të dhëna vëzhguese të një qendre të vetme akademike urbane.


J Pediatr. 2020. Doi: 10.1016/j.jpeds.2020.05.006
https://doi.org/10.1016/j.jpeds.2020.05.006


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>