Pediatri

qer182020

Vaksinat te fëmijët. Dyshimet e prindërve mbi efikasitetin dhe sigurinë

Sipas një studimi të publikuar në "Pediatrics", 6.1% e prindërve në Shtetet e Bashkuara kanë dyshime të forta në lidhje me vaksinimet pediatrike rutinë, ndërsa gati 26% kanë dyshime për vaksinën e gripit. "Studimi ynë jep vlerësimet e para kombëtare mbi këtë temë, bazuar në mostrat përfaqësuese të prindërve amerikanë, që janë përllogaritur me një shkallë të zhvilluar posaçërisht dhe të vlefshme për të vlerësuar hezitimin në lidhje me vaksinën në nivel ndërkombëtar", shpjegon Allison Kempe, nga Universiteti i Kolorados, autore kryesore e studimit.

Studiuesit intervistuan 2,176 prindër dhe zbuluan se 12% ranë dakord fuqimisht me pretendimin se kishin shqetësime për efektet anësore serioze si nga vaksinat rutinë, ashtu edhe nga ato antigrip, ndërsa 27% ishin disi dakord. Gjithashtu, 70% ishin shumë dakord se vaksinimet rutinë të fëmijëve ishin efektive, ndërsa vetëm 26% e mendonin këtë për vaksinën e gripit. Ekspertët tregojnë se prindërit me një kualifikim më të ulët se ai universitar ishin më skeptikë në lidhje me vaksinimet në përgjithësi. Raca dhe përkatësia etnike nuk luanin rol të rëndësishëm në këto qëndrime, por prindërit me origjinë latine ishin më pak hezitues sesa ata të bardhë (por jo latinë) për të pranuar vaksinën e gripit. Sipas ekspertëve, të kuptuarit e arsyeve të hezitimit mund t'i ndihmojë ofruesit e kujdesit shëndetësor të zhvillojnë ndërhyrje për të luftuar dyshimet.

Autorët sugjerojnë që, gjatë adresimit ndaj prindërve hezitues për vaksinat, të përqendrohen në ndryshimin e sjelljes, në vend që të kundërshtojnë drejtpërdrejt besimet ose qëndrimet. Për këtë arsye, ata këshillojnë që të lehtësohen vaksinimet në klinika ose shkolla, të bëjnë vërejtje dhe thirrje, të reduktojnë në minimum përjashtimet nga vaksinat për arsye fetare ose filozofike dhe të rekomandojnë të bisedohet për këtë çështje, me ekspertë të besueshëm. Kempe thotë se mënyra më e mirë për të luftuar hezitimin do të ishte parandalimi i zhvillimit të tij duke filluar biseda rreth vaksinave edhe para lindjes së një fëmije. "Në mënyrë ideale, përfundon ai, ne do të donim të imunizonim prindërit kundër gjithë dezinformacionit që gjendet kudo.

 

Pediatrics 2020. Doi: 10.1542/peds.2019-3852
https://doi.org/10.1542/peds.2019-3852


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>