Pediatri

kor62020

Covid-19. Kurohet në Itali 16-vjeçari me miokardit për shkak të coronavirusit. Rasti botohet në "Lancet"

Është prekur nga miokarditi në moshën 16-vjeçare për shkak të coronavirusit; sot, historia e të riut të shtruar dhe trajtuar në Pavia, është shndërruar në një rast klinik, objekt i një studimi të botuar në revistën shkencore "Lancet".
Në fakt, Covid-19 dëshmoi se ishte një kërcënim edhe për zemrën, jo vetëm për mushkëritë: këtë e kanë kuptuar pak ditë pas fillimit të pandemisë, mjekët e spitalit "San Matteo" në Pavia. Konfirmimi ka ardhur kur një djalë 16-vjeçar është paraqitur në urgjencë me ankesën për dhimbje të forta në krahun e majtë të gjoksit. Mjekët e Njësisë së Kujdesit Intensiv Koronar (UTIC) që e ndoqën çështjen, ata të Kardiologjisë, ashtu si edhe ata të Departamentit të Urgjencës, Sëmundjeve Infektive, Laboratorit të Virologjisë dhe Radiologjisë në "San Matteo" theksuan se "aspektet e veçuara dhe të rëndësishme janë dy: i pari është që pacienti nuk ka pasur kurrë simptoma ose shenja, përveç etheve, që i referohen Covid-19. Pa kollitje, pa vështirësi në frymëmarrje, pa humbje të ndjesisë së shijes dhe nuhatjes, pa diarre. Kjo konfirmon që virusi Sars-CoV-2 është i aftë të sulmojë dhe dëmtojë muskulin e zemrës pavarësisht nga përfshirja serioze e mushkërive, siç ishte përshkruar tashmë".

Ja një përmbledhje e asaj që i ndodhi të riut, pas 1 marsit: "Në spital, shenjat e tij jetësore ishin normale, përveç temperaturës, e cila shkoi deri në 38.5° C. Në auskultacionin e gjoksit, gjithçka ishte brenda kufijve dhe djali nuk kishte simptoma respiratore", shpjegon Massimiliano Gnecchi, kardiolog në UTIC dhe drejtues i Laboratorit Eksperimental të Kardiologjisë së poliklinikën e spitalit, i cili vlerësoi fillimisht pacientin. EKG-ja, në fakt, tregonte një dëmtim të zemrës dhe troponina e ngritur konfirmoi dyshimin. Pacienti është transferuar në një njësi koronare me diagnozë të dyshuar të miokarditit akut. Dhimbja e pacientit u përmirësua gradualisht, derisa u zhduk pas terapive.
Testet virologjike dhe imunologjike të kryera për të përjashtuar shkaqet më të shpeshta të miokarditit ishin të gjitha negative, por një tampon nazofaringeal për Sars-CoV-2 ka rezultuar pozitiv. Më pas ka nisur terapia me hidroksilklorokinë dhe antiviral. Matjet serike të përqendrimit të troponinës treguan një rënie graduale, shënjuesit inflamatorë iu kthyen normalitetit dhe anomalitë e EKG-së regresuan. Ekzekutimi i një MRI-je konfirmoi përfundimisht diagnozën e miokarditit".

Në ditën e dymbëdhjetë, pas dy testeve me tampon nazofaringeal që kanë rezultuar negative dhe në mungesë të simptomave, pacienti doli nga spitali. Dr. Gnecchi shton: "Për momentin po kryejmë eksperimente duke përdorur kardiomicite që rrjedhin nga qelizat staminale pluripotente. Kombinimi i hulumtimeve klinike dhe atyre bazë, do të na ndihmojnë ta kapërcejmë këtë emergjencë".
Ai përfundon: "Gjëja e dytë befasuese në këtë rast klinik është mosha e re e pacientit. Kjo na bën të rekomandojmë që pacientët, madje edhe ata pediatrikë, të cilët raportojnë dhimbje në gjoks dhe kanë karakteristika të tjera sugjeruese të miokarditit akut (me ose pa simptoma respiratore), duhet të kryejnë testin sot për të verifikuar ose përjashtuar infeksionin Sars-CoV-2".


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>