Pediatri

sht182020

Përbërësi i qumështit të gjirit, që forcon sistemin imunitar të të porsalindurit

Pse qumështi i gjirit forcon sistemin imunitar të foshnjës duke mbështetur florën e zorrëve? Për të shpjeguar mekanizmin molekular, të panjohur deri më tani, vjen një studim i publikuar në internet në "Gastroenterology" dhe i firmosur nga kërkuesit e RESIST Cluster of Excellence, pranë Shkollës Mjekësore të Hanovrit (MHH) si pjesë e një projekti që përfshin Universitetin e Bonit. "Alarminat janë "thesari" i qumështit të gjirit. Këto proteina parandalojnë çrregullime të rrezikshme të kolonizimit të zorrëve që mund të çojnë në helmim të gjakut dhe inflamacion intestinal", thotë koordinatorja e studimit, Dorothee Viemann, në Shkollën e Mjekësisë në Hanover.

Në këtë punë kërkimore, të mbështetur pjesërisht nga Fondacioni Volksvvagen dhe nga RESIST Cluster of Excellence, ekipi mati përqendrimin e alarminës në mostrat e jashtëqitjes së foshnjave në vitin e parë të jetës, për të studiuar efektin e saj në zhvillimin e florës dhe të mukozës së zorrëve. "Sistemi imunitar postnatal intestinal, pra, flora dhe mukoza intestinale, maturohen përmes bashkëveprimit me bakteret e pranishme në mjedis. Kjo krijon një larmi optimale bakteriale që zgjat një jetë të tërë, duke ofruar mbrojtje kundër shumë sëmundjeve", shkruajnë studiuesit, duke deklaruar se alarminat kontrollojnë këtë proces përshtatjeje.

"Të dyja këto peptide dhe proteina, vijnë nga qumështi i gjirit dhe shfaqen në traktin intestinal të foshnjës. Lloji i lindjes luan një rol në këtë pikë, pasi foshnjat e lindura me operacion cezarian të planifikuar tregojnë nivele më të ulëta alarmine sesa foshnjat e lindura në mënyrë vaginale", shton studiuesi. "Integrimi i alarminës mund të favorizojë zhvillimin e foshnjave te të cilat prodhimi i tyre është i pamjaftueshëm, ose që po marrin mjaftueshëm qumësht gjiri. Kjo mund të parandalojë një numër gjendjesh shëndetësore afatgjata në lidhje me çrregullimet e kolonizimit të zorrëve, të tilla si inflamacioni kronik i zorrëve dhe mbipesha", përfundon Viemanni, e cila, së bashku me studiuesit e ekipit RESIST, po planifikojnë punë të mëtejshme paraklinike, dhe në një fazë të mëvonshme, edhe studime klinike.


Gastroenterology 2020. Doi: 10.1053/j.gastro.2020.08.019
https://doi.org/10.1053/j.gastro.2020.08.019


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>