Pediatri

nën202020

Covid-19 në urgjencën e pediatrisë. Udhëzim për klasifikimin e rasteve

Përvoja e muajve të pandemisë ka treguar se fëmijët me Covid-19 të vlerësuar në urgjencë, rrallë kanë simptoma të rënda dhe më shpesh, paraqesin probleme organizative, duke pasur parasysh transmetimin e mundshëm viral. Për këtë arsye, një klasifikim klinik, në vend të atij radiologjik, mund të ndihmojë për të parashikuar më mirë nevojat e pacientëve, duke përmirësuar ndërkohë shpërndarjen e burimeve.
Kështu përfundon një studim i botuar në "Pediatrics", nënshkruesi i parë i të cilit është Niccolò Parri (Departamentit i Mjekësisë së Urgjencës në Spitalin Pediatrik "Meyer" në Firence), i cili analizoi në mënyrë retrospektive të dhënat mjekësore të një grupi fëmijësh dhe adoleshentësh të moshës 0 deri në 18 vjeç, të vlerësuar në 17 urgjenca pediatrike italiane.

"Studimet e mëparshme mbi fëmijët me Covid-19 tregojnë se shumica e rasteve të konfirmuara kanë ndodhur në grupe familjare me infeksione të moderuara ose të rënda", shkruajnë autorët, duke specifikuar se klasifikimi aktual i sëmundjes bazohet në diagnozën radiologjike të pneumonisë. Sidoqoftë, ndryshueshmëria e simptomave që paraqesin, përbën një sfidë për diagnostikimin e hershëm në urgjencën pediatrike të rasteve që dyshohen për Covid-19, gjë që luan rol në kontrollin dhe parandalimin e fluksit, si dhe në menaxhimin e duhur të burimeve.

Duke u nisur nga këto supozime, studiuesit italianë përshkruajnë karakteristikat klinike, ashpërsinë e sëmundjes dhe burimet diagnostike të përdorura në grupin e studimit (mosha mesatare: 45 muajsh).
"Te pacientët me Covid-19, ekspozimi ndodhi në 59% të rasteve jashtë grupeve familjare dhe sëmundjet bashkëshoqëruese ishin të pranishme në 22% të rasteve. Për më tepër, 17% e fëmijëve ishin asimptomatikë, ose me simptoma të lehta (63%), nga të cilat më të zakonshmet ishin kolla (43%) dhe vështirësia në të ushqyer (35%)", nënvizojnë nënshkruesit e artikullit, duke shpjeguar se në urgjencë, tomografia e kompjuterizuar e toraksit (CT), radiografia e toraksit (Rx) dhe ekografia pulmonare janë përdorur përkatësisht në 2%, 36% dhe 8% të rasteve.

"Përdorimi i reduktuar i tomografisë dhe radiografisë së toraksit mund të ketë reduktuar edhe identifikimin e rasteve të moderuara, të cilat mund të jenë klasifikuar klinikisht si të lehta. Sidoqoftë, grupi i studiuar përbëhej kryesisht nga fëmijë të ekspozuar kryesisht ndaj njerëzve që nuk i përkisnin rrethit familjar dhe kërkonin pak burime diagnostikuese", saktësojnë autorët, duke konkluduar se një klasifikim klinik mund të jetë më i dobishëm se ai radiologjik në diagnozën pediatrike të Covid-19 që, përveç rasteve të rralla të rënda të sindromës inflamatore multistemike, më shpesh paraqet një barrë organizative.

 

Pediatrics 2020. Doi: 10.1542/peds.2020-1235
https://doi.org/10.1542/peds.2020-1235


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>