Pediatri

dhj12020

Efekti pozitiv i karantinës te fëmijët me dhimbje koke

Një studim nga Spitali i Fëmijëve "Bambino Gesù" tregon se karantina ka pakësuar sulmet e dhimbjes së kokës te fëmijët dhe adoleshentët që vuajnë nga cefalea primare (migrenë dhe cefale për shkak të tensionit). Ky efekt i mvishet kryesisht rënies së tensionit shkollor. Ky fakt konfirmon që ndërhyrjet në stilin e jetës janë thelbësore në rrugën e shërimit të dhimbjeve të kokës te këta pacientë.
"Kur propozohet një trajtim për migrenën dhe dhimbjen e kokës për shkak të tensionit duhet të merren gjithmonë parasysh faktorët emotivë dhe emocionalë", tha Laura Papetti, nga "Bambino Gesù", autore e parë e studimit të botuar në "Cephalalgia". "Fëmijët dhe prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm se çdo ndërhyrje mbi faktorët e stresit ka më shumë të ngjarë të jetë efektive sesa barnat që janë aktualisht në dispozicion", vazhdoi ajo.

Hulumtimi përfshiu 707 familje me fëmijë dhe adoleshentë midis moshës 5 dhe 18 vjeç, të diagnostikuar me cefale primare (migrenë dhe cefale tensive). Prindërit iu nënshtruan një pyetësori gjatë karantinës në lidhje me ecurinë e dhimbjes së kokës, faktorët psikologjikë të lidhur me Covid-19, karakteristikat e sëmundjes (frekuenca dhe intensiteti i sulmeve), terapitë, ndryshimet e humorit, mënyrat e jetesës dhe aktivitetin shkollor. Rezultatet e analizave tregojnë një përmirësim të ndjeshëm të dhimbjes së kokës në 46% të fëmijëve dhe adoleshentëve, një përkeqësim në 15% dhe asnjë ndryshim të rëndësishëm në 39%. Frekuenca e sulmeve mujore u ul me 28% (nga 7 në 5 episode në muaj) në grupin që përjetoi një përmirësim, duke arritur edhe 40% në subjektet me format më të rënda (nga 15, në 9 sulme mujore). Siç ishte parashikuar, shkaku i këtij përmirësimi ishte mbi të gjitha ulja e ankthit të shkollës: përmirësim më i madh me rezultate më të ulëta të testeve për nivelet e stresit. Nga ana tjetër, ankthi i shkollës mbeti tek ata që përjetuan një përkeqësim të cefalesë. Për më tepër, në studim nuk u vërejt asnjë ndikim nga barnat kundër migrenës. Krahasuar me fëmijët që nuk janë në terapi, ata që marrin barna (14%) nuk kanë treguar një ndryshim të rëndësishëm në sulme. Studimi, i kryer në bashkëpunim me 9 Qendra Italiane të Dhimbjes së Kokës, tregon se ndryshimet në stilin e jetës janë faktori kryesor që ndikon në rrjedhën e këtyre çrregullimeve te fëmijët dhe adoleshentët.


Cephalalgia 2020. Doi: 10.1177/0333102420965139
https://doi.org/10.1177/0333102420965139


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>