Pediatri

dhj242020

Aprovimi i vaksinës anti-Covid. Ja, si do të veprohet me fëmijët dhe adoleshentët

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP), autorizimi i kohëve të fundit për përdorim emergjent (EUA) të vaksinës së parë anti-Covid-19 për individët e moshës 16 vjeç e lart, përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara dhe kërkon hetime të mëtejshme mbi vaksinat për fëmijët dhe adoleshentët. "Kemi vendosur një tjetër moment historik në pandemi, një hap drejt disponueshmërisë së një vaksine anti-Covid", thotë Sara Goza, presidente e AAP-së, duke kujtuar se Komiteti Këshillues për Vaksinat dhe Produktet Biologjike të lidhura me to (VRBPAC), në FDS, i përbërë nga ekspertë, përfshirë disa pediatër, votuan 17-4 (me një abstenim) autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës Pfizer/Biontech Covid-19.

Efikasiteti dhe tolerueshmëria e vaksinës së mesazherit të ARN-së, administruar në dy doza me 21 ditë distancë, demonstrohet në studime të rastësishme që përfshijnë mbi 40,000 njerëz, mes të cilëve 283 adoleshentë të moshës 16 deri në 17 vjeç, me efekte anësore të lehta: dhimbje në vendin e injeksionit, lodhje, pireksi, të dridhura dhe dhimbje koke.
"Këto të dhëna nënvizojnë nevojën për studime të mëtejshme në popullatën pediatrike", vazhdon Goza. Cody Meissner, profesor i pediatrisë në Universitetin Tufts dhe i vetmi anëtar i VRBPAC-ut që abstenoi, shpjegon: "Ne nuk e dimë nëse përfitimet tejkalojnë rreziqet në atë grupmoshë". Por, anëtarët e tjerë të komisionit thonë se përjashtimi i adoleshentëve nga vaksinimi do të vononte mundësinë për të marrë më shumë të dhëna për adoleshentët dhe fëmijët. Paul Offit, drejtor i Qendrës së Edukimit të Vaksinave në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias thotë: "Ne kemi prova të qarta të përfitimit kundrejt rrezikut teorik".
Sekretari i shëndetësisë Alex Azar II komenton: "Unë pres që rreth 20 milionë njerëz të vaksinohen deri në fund të vitit, një numër që mund të arrijë 100 milionë deri në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2021. Deri në fund të gjashtëmujorit të dytë duhet të ketë vaksina të mjaftueshme për këdo që i dëshiron ato". Pas mendimit pozitiv të VRBPAC-ut, FDA-ja miratoi përdorimin emergjent të vaksinës 11 dhjetorin e kaluar dhe CDC-ja ditën tjetër.


AAP 2020
https://www.aappublications.org/news/2020/12/10/vrbpac-pfizer-vaccine-121020


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>