Pediatri

shk42021

Hepatiti B. Rekomandimet e reja për depistimin, nga Task Forca e Shërbimeve Parandaluese në SHBA

Në një artikull të botuar në "JAMA", një panel ekspertësh nga Task Forca e Shërbimeve Parandaluese në SHBA (USPSTF) kanë njoftuar se nisja e një programi depistimi mes të rriturve dhe adoleshentëve më të rrezikuar për infeksion nga virusi i hepatitit B (HBV) ka një përfitim të rëndësishëm. Roger Chou nga Universiteti i Shëndetit dhe i Shkencës në Oregon, Portland dhe kolegët e tij, kanë përditësuar shqyrtimin mbi depistimin e HBV-së (zhvilluar në vitin 2014) tek adoleshentët dhe të rriturit jo shtatzënë, përfshirë të dhëna nga 30 studime të kontrolluara dhe 20 studime kohorte me gjithsej 94,168 pjesëmarrës.

"Asnjë nga studimet nuk vlerësoi drejtpërdrejt efektet prognostike të depistimit për infeksionin HBV, krahasuar me mungesën e depistimit", shpjegon studiuesi, duke shtuar se strategjitë e diagnostikimit të hershëm bazuar në tregues epidemiologjikë si, të qenit emigrant nga vende me prevalencë të lartë dhe faktorët e rrezikut kanë identifikuar pothuajse të gjitha rastet e infeksionit HBV. Por jo vetëm: nga 18 studime të kryera në 2.972 subjekte, terapia antivirale krahasuar me placebon ose asnjë trajtim rrit shanset për të arritur një shtypje virologjike ose serokonversion. 16 studime të tjera që përfshijnë 4,809 njerëz, sugjerojnë se terapia antivirale mund të shoqërohet me rezultate më të mira klinike, por me të dhëna të pakta dhe të pasakta.

"Për ta përmbledhur, terapia antivirale kundrejt placebos ose asnjë kure, nuk shoqërohet me një gjasë më të lartë për rezultate mesatarisht të rëndësishme", shkruajnë autorët. Bazuar në këto gjetje, USPSTF-ja arrin në përfundimin se depistimi për infeksionin HBV tek adoleshentët asimptomatikë dhe të rritur me rrezik të shtuar infeksioni, ka një përfitim të moderuar neto, duke rekomanduar depistimin si rekomandim të gradës B. "Diagnostikimi i hershëm tek adoleshentët dhe të rriturit në rrezik infeksioni, ndihmon që virusi të zbulohet herët, duke lejuar një trajtim në kohë që synon parandalimin e efekteve serioze shëndetësore", thotë në një editorial profesoresha e mjekësisë së brendshme Jessica Hwang, në Qendrën e Kancerit MD Anderson të Universitetit të Teksasit në Hjuston, Teksas.

 

JAMA 2020. Doi: 10.1001/jama.2020.19750
http://doi.org/10.1001/jama.2020.19750


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>