Pediatri

shk262021

Antitrupat kundër Sars-CoV-2 transmetohen nga nëna te fetusi. Një studim e konfirmon

Antitrupat ndaj Sars-CoV-2 mund të transferohen nga nëna te fetusi, sipas një studimi të ri të botuar në "American Journal of Obstetrics and Gynecology". "Meqenëse tani kemi një sasi të mjaftueshme provash që na lejojnë të themi se gratë shtatzëna që gjenerojnë antitrupa pasi preken nga coronavirusi, shpesh ua kalojnë një pjesë të këtij imuniteti natyror fetuseve të tyre, ne dyshojmë se ekziston një mundësi e mirë që ato të transmetojnë antitrupat që prodhon trupi edhe pas vaksinës", thotë Yawei Jenny Yang, nga Weill Cornell Medicine, autor i studimit.

Studiuesit analizuan mostrat e gjakut të 88 grave që lindën në Qendrën Mjekësore NewYork-Presbyterian - Weill Cornell, në periudhën mars-maj 2020, një kohë kur Nju Jorku ishte epiqendra globale e pandemisë. Të gjitha gratë kishin në gjak antitrupa ndaj Covid-19 dhe 58% e tyre nuk kishin asnjë simptomë; megjithatë, përqendrimi i antitrupave ishte dukshëm më i lartë te gratë simptomatike. Ekspertët zbuluan se modeli i përgjithshëm i përgjigjes së antitrupave ishte i ngjashëm me përgjigjen e parë te pacientët e tjerë, duke konfirmuar se gratë shtatzëna kanë të njëjtën përgjigje imune ndaj virusit, si popullata më e gjerë e pacientëve.
Por, autorët kanë qenë në gjendje të vëzhgonin edhe se 78% e foshnjave të lindura nga këto gra kishin antitrupa të zbulueshëm në gjakun e kordonit ombelikal dhe se foshnjat me nëna simptomatike kishin nivele më të larta të antitrupave sesa ata të nënave që nuk kishin simptoma të Covid-19. Autorët argumentojnë se këto të dhëna nënkuptojnë që gratë shtatzëna mund t'i transmetojnë në të njëjtën mënyrë antitrupat e gjeneruar nga vaksina dhe kështu, vaksinimi mund të mbrojë si nënën, ashtu edhe foshnjën nga infeksionet në të ardhmen, megjithëse nuk dihet ende saktësisht se sa mbrojtës mund të jenë antitrupat ose se sa gjatë mund të zgjasë mbrojtja.

 

Am J Obstet Gynecol 2021. Doi: 10.1016/j.ajog.2021.01.016
http://doi.org/10.1016/j.ajog.2021.01.016


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>