Pediatri

pri12021

Pneumonia te fëmijët deri në 10 vjeç. Pesë ditë me antibiotikë janë të mjaftueshme

Një studim i nënshkruar nga studiuesit e Universitetit McMaster, botuar në "Jama Pediatrics", ka dalë në përfundimin se te fëmijët e moshës gjashtë muajsh deri në 10 vjeç, me pneumoni të zakonshme, mjaftojnë pesë ditë me amoksicilinë me doza të larta. "Sipas disa studimeve të mëparshme, pneumonia te të rriturit zgjidhet në shumicën e rasteve me cikle të shkurtra antibiotikësh dhe ne tani kemi demonstruar të njëjtën gjë te fëmijët", thotë Jeffrey Pernica, autori kryesor i studimit dhe profesor i asociuar i pediatrisë në Shkollën e Mjekësisë McMaster.

Studimi, i cili përfshiu 281 fëmijë që jetonin në rajonin kanadez të Ontarios, konstatoi shërimin e pneumonisë te 85.7% e atyre që morën cikël të shkurtër me antibiotikë, krahasuar me 84.1% të atyre që i morën barnat për një periudhë më të gjatë, siç është cikli i zakonshëm 10-ditor. "Rritja dramatike e rezistencës antimikrobike në botë sot ndodh për shkak të përdorimit të tepruar të antibiotikëve, që u përkeqësua gjatë pandemisë Covid-19", komenton Pernica, duke theksuar se parandalimi i rezistencës është një nga arsyet kryesore për uljen e sasisë së antibiotikëve të nevojshëm për të trajtuar në mënyrë efektive infeksionet bakteriale, përveç faktit që përmbajnë kosto farmaceutike. Por jo vetëm kaq. Edhe një sërë kushtesh patologjike përfshirë obezitetin, astmën dhe artritin janë lidhur gjithashtu me ndryshimet në mikrobiomën njerëzore, që mund të shkaktohen nga përdorimi i antibiotikëve.
"Në dritën e këtyre rezultateve, ne kemi besim se udhëzimet e ardhshme të praktikës klinike drejtuar profesionistëve të kujdesit shëndetësor do të marrin në konsideratë rekomandimin pesë-ditor të amoksicilinës për pneumoninë pediatrike", përfundojnë autorët, duke kujtuar se kërkimi është pjesë e Global Nexus for Pandemics and Biological Threats në Kanada, një rrjet ndërkombëtar me qendër në McMaster në të cilin mjekët, inxhinierët dhe ekspertë të tjerë bashkëpunojnë si në parandalimin e pandemive në të ardhmen, ashtu edhe në luftën kundër kërcënimeve për shëndetin global.

 

JAMA Pediatrics 2021. Doi: 10.1001/jamapediatrics.2020.6735
http://doi.org/10.1001/jamapediatrics.2020.6735 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>