Pediatri

nën222021

Më 6 tetor 1956, Albert Sabini i dhuroi botës vaksinën e tij kundër poliomelitit

Shkencëtari refuzoi ta patentonte dhe të fitonte para me vaksinën: "Është dhurata ime për të gjithë fëmijët e botës".


Më 6 tetor, para 65 vjetësh, virologu Albert Bruce Sabin zhvilloi vaksinën kundër poliomielitit, duke u nisur nga disa kërkime mbi kultivimin e viruseve në terrene qelizore. Shkencëtari me origjinë polake kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1931 dhe kishte humbur dy mbesa për shkak të nazistëve SS, gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Në ato vite, poliomieliti prekte qindra mijëra njerëz çdo vit.
Sëmundja jashtëzakonisht ngjitëse mund të shkaktojë paralizë, veçanërisht te fëmijët. Përpara se të testonte vaksinën te njerëzit, Sabini e testoi atë te vetja dhe më pas, te dy bashkëpunëtorët e tij.

Fillimisht, autoritetet amerikane iu drejtuan një vaksine tjetër, e cila rezultoi e paefektshme.
Vendet e Azisë dhe të Evropës Lindore filluan të përdornin vaksinën e Sabinit me sukses të jashtëzakonshëm: në shumë vende nuk kishte më raste të poliomielitit. Edhe pse me vonesë, edhe SHBA-ja mori vaksinën e re dhe në vitin 1963, meritat e mjekut polak u njohën nga komuniteti shkencor.

Me gjithë këto, Sabini refuzonte gjithmonë të patentonte vaksinën e tij, duke hequr dorë nga të ardhurat tregtare prej industrive farmaceutike. Ai nuk fitoi kurrë as edhe një dollar nga zbulimi i tij. E bëri për të mbajtur të ulët çmimin e vaksinës dhe për të shtuar qarkullimin e saj: "Nuk doja që kontributi im për mirëqenien e njerëzimit të paguhej me para".

Për më tepër, gjatë Luftës së Ftohtë, ai ia dhuroi shtamet e tij virale shkencëtarit sovjetik Mikhail Èumakov, në mënyrë që t'i jepte mundësi zhvillimit të vaksinës së tij edhe në Bashkimin Sovjetik.


Burimi: Il Giorno


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>