shk222022
Përcaktohet përmes një studimi, mosha kritike për shtimin në peshë
Sipas një studimi të kohëve të fundit, të rinjtë e moshës 18 deri në 24 vjeç janë më të rrezikuarit për të shtuar në peshë dhe për zhvillim të obezitetit, sesa grupmoshat më të mëdha. "Përsa i përket moshës, faktorë të tjerë socio-demografikë kishin lidhje absolute dhe relative më të dobëta me shtimin në peshë dhe kalimin në kategoritë e indeksit më të lartë të masës trupore (BMI)", shkruajnë në Lancet Diabetes and Endocrinology, studiuesit e udhëhequr nga Michail Katsoulis, University College, Londër, autori i parë i punimit.
Siç shpjegohet në studim, politikat e synuara për parandalimin e obezitetit mund të përfitojnë nga identifikimi i atyre grupeve të popullsisë që kanë rrezikun më të lartë për të shtuar në peshë. Duke përdorur të dhënat e kartelave elektronike në 400 klinika të kujdesit parësor në Angli, studiuesit përfshinë në analizën e tyre mbi 2 milionë njerëz të moshës 18 deri në 74 vjeç për të cilët ishin të disponueshme matjet e peshës dhe BMI-ja në periudhën 1998-2016 dhe me të paktën një vit ndjekje. Ndryshimet në këto vlera janë matur në 1, 5 dhe 10 vjet. Kështu, të rinjtë (18-24 vjeç) kishin, krahasuar me grupmoshën më të madhe (65-74 vjeç), rrezikun më të lartë në 10 vjet për të kaluar nga pesha normale në mbipeshë, ose obezitet. Në veçanti, është vënë re rreziku relativ më i madh (raporti i shanseve, OR i barabartë me 4.22), si dhe rreziku më i madh absolut (37% kundrejt 24%). Përveç kësaj, djemtë tashmë në mbipeshë ose obezë kishin rrezikun më të lartë për të kaluar në një kategori më të lartë BMI-je: OR 4.6 dhe një rrezik absolut prej 42%, kundrejt 18% të njerëzve të moshës 65-74 vjeç për të kaluar nga mbipesha në obezitet të klasës 1 dhe 2. Për kalimin nga obeziteti i klasës 1 dhe 2 në atë të klasës 3, rezultatet ishin përkatësisht: OR e barabartë me 5,87 dhe rrezik absolut 22% kundrejt 5%.
Më pas u zbulua se faktorë të tjerë demografikë, për shembull, të jetuarit në zona më të pafavorizuara sesa në ato më pak të pafavorizuara, u shoqëruan me këto tranzicione, por në një mënyrë më pak të theksuar. Pas analizave të tyre, autorët vunë në dispozicion online një kalkulator risku që merr parasysh peshën, gjatësinë, gjininë, përkatësinë etnike dhe karakteristikat e zonës socio-ekonomike. Ky kalkulator mund t'i ndihmojë njerëzit të përcaktojnë rrezikun e përjetimit të ndryshimeve në peshë në moshën 1, 5, ose 10 vjeç. "Mosha e re madhore ofron një mundësi të rëndësishme dhe aktualisht të neglizhuar, për parandalimin në mbarë popullatën të fillimit të obezitetit dhe për identifikimin e individëve me rrezik të lartë për të shtuar në peshë për ndërhyrje të synuara", përfundojnë ata.
Lancet Diabetes and Endocrinology 2021. Doi: 10.1016/S2213-8587(21)00207-2
https://doi.org/10.1016/S2213-8587(21)00207-2