Pediatri

maj202022

Ndryshimi klimatik dhe shëndeti i fëmijëve. Ja, çfarë mund të bëjnë pediatrët

Kujdesi pediatrik mund të përmirësohet nëse vizitat shëndetësore të fëmijëve do të projektoheshin në mënyrë të tillë që të merreshin parasysh ndryshimet klimatike.

Kjo, është tema e diskutuar nga Aaron Bernstein i Harvard T.H. Chan School of Public Health në Boston, me rastin e takimit vjetor të Shoqatave Akademike Pediatrike, të cilat së bashku me një grup autorësh e kishin trajtuar tashmë këtë problem në një artikull që u botua vitin e kaluar në Current Problems in Pediatric and Adolescent Health Care. Pediatrët sot nuk merren në mënyrë rutinë me ndryshimet klimatike, pavarësisht krizës klimatike dhe dëshmive që e lidhin atë me dëmtimin e shëndetit të fëmijëve. Në artikull, autorët donin t'u siguronin pediatërve një qasje që jep mundësi, në kujdesin parësor, t'i lidhin ndryshimet klimatike me shëndetin e pacientëve.

"Duke përfshirë ndryshimet klimatike në fluksin e vizitave, pediatrët e kujdesit parësor mund të identifikojnë fëmijët në rrezik për ekspozime të rrezikshme dhe t'i përgatisin fëmijët dhe familjet e tyre për ta mbrojtur shëndetin e tyre në krizën klimatike", shpjegojnë ata. Mjekët duhet të marrin parasysh disa përbërës. Para së gjithash, duhet të kryhet një kontroll i rrezikut klimatik, në të cilin duhet të merren parasysh përcaktuesit e shëndetit, si: burimet e ujit ose siguria në shtëpi.

Sipas Bernsteinit, pediatër, për shembull, mund t'u kërkohen informacione pacientëve për mjedisin e tyre shtëpiak, ose nëse ka kondicionerë në shtëpi.

Elementi i dytë lidhet me fsvorizimin e shëndetit të mirë, që ka përfitime si për shëndetin, ashtu edhe për planetin. Për shembull, fëmijët mund të inkurajohen të hanë më shumë fruta dhe perime jo vetëm sepse janë të mira për shëndetin, por edhe sepse janë të mira për planetin. Pastaj është parametri që lidhet me strategjitë e mundshme të menaxhimit që janë në gjendje të parashikojnë rreziqet klimatike për fëmijët në rrezik, të tillë si ata që vuajnë nga kushte komplekse dhe kronike mjekësore, ata me astmë ose alergji, ose ata që luajnë sporte në natyrë, për të cilët cilësi e ajrit mund të jetë e rëndësishme.

Flitet edhe për një udhëzues parandalues që merr parasysh ndryshimet klimatike, i cili përfshin, për shembull, rekomandime se si të mbroheni nga i nxehti, duke u kujtuar prindërve që të mos i lënë fëmijët në makina pa mbikëqyrje. Së fundi, theksohet mundësia për t'i pyetur pacientët mbi angazhimin e tyre qytetar dhe në të njëjtën kohë, ofrohen burime dhe mbështetje për ata që duan të dinë më shumë rreth ndryshimeve klimatike.


Curr Probl Pediatr Adolesc Health Care 2022. Doi: 10.1016/j.cppeds.2021.101027
https://doi.org/10.1016/j.cppeds.2021.101027


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>