Pediatri

maj272022

Një algoritëm për menaxhimin e çrregullimeve intestinale te pacientët pediatrikë me kapsllëk

Pediatric Bowel Management Scoring Tool (PBMST) është mjeti që përdoret për të vlerësuar strategjitë e menaxhimit intestinal te fëmijët me kapsllëk, vlera e të cilit është vërtetuar nga një studim i botuar në The Journal of Pediatrics me autore kryesore Clara de Bruijn, Universiteti i Amsterdamit.

"Edhe pse në shumicën e rasteve, kapsllëku te fëmijët është funksional, është e rëndësishme të përjashtohen shkaqet organike, duke përfshirë këtu keqformimet anorektale, sëmundjen e Hirschsprung-ut dhe defektet e palcës kurrizore, të cilat janë të shpeshta dhe duhet të përjashtohen në vitin e parë të jetës", shkruajnë studiuesit, duke kujtuar se hapi i parë në trajtimin e kapsllëkut në pediatri konsiston në ndërhyrjet jo farmakologjike, si edukimi i duhur për përdorimin e tualetin dhe administrimi i laksativëve oralë dhe/ose rektalë.

Udhëzimet aktuale rekomandojnë vlerësimin e efektivitetit të strategjive të trajtimit pas dy javësh, por sistemet e vërtetuara të vlerësimit për menaxhimin e kapsllëkut ekzistojnë vetëm për popullatën e rritur. Duke u nisur nga kjo, autorët janë përpjekur të zhvillojnë një mjet, pikërisht PBMST-në, për kapsllëkun infantil. "U krijuan dy versione: një pyetësor vetëvlerësimi për fëmijët nga 8 deri në 18 vjeç dhe një pyetësor zëvendësues për prindërit e fëmijëve nga 4 deri në 8 vjeç", shpjegon studiuesi, duke specifikuar se mbledhja e të dhënave është bërë ndërmjet korrikut 2019 dhe shtatorit 2020 në Emma Children's, spitalin pediatrik "Bambino Gesù" në Romë, Spitalin Universitar të Frankfurtit dhe spitalin e fëmijëve "Arnold Palmer" në Florida. Pyetësori u plotësua nga 385 pacientë. Gjashtë pyetje plotësuan kriteret e përfshirjes dhe u futën në rezultat: forma e jashtëqitjes (0-3 pikë), dhimbja anorektale (0-4 pikë), dhimbja e barkut (0-3 pikë), frekuenca e mosmbajtjes fekale (0-3 pikë), ndihma nga kujdestarët (0-3 pikë) dhe ndërhyrja në aktivitetet sociale (0-6 pikë).

"Të gjitha ndryshimet në rezultatet e menaxhimit intestinal midis pacientëve që nuk kishin asnjë, pak, aspak ose shumë ndikim në cilësinë e jetës ishin statistikisht të rëndësishme", komentojnë autorët. "PBMST-ja është një mjet i besueshëm për vlerësimin e strategjive të menaxhimit intestinal te fëmijët me kapsllëk", përfundon de Bruijn.


The Journal of Pediatrics 2022. Doi: 10.1016/j.jpeds.2022.01.036
https://doi.org/10.1016/j.jpeds.2022.01.036


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>