Pediatri

dhj82022

Ndotja atmosferike ndryshon mikrobiomën e fëmijëve në gjashtë muajt e parë të jetës

Ekspozimi ndaj ndotjes atmosferike në gjashtë muajt e parë të jetës ndikon në mikrobiomën intestinale të foshnjave dhe rrit rrezikun për alergji, obezitet dhe diabet, madje mund të ndikojë edhe në zhvillimin e trurit, sipas një studimi të publikuar në Gut Microbes.

"Ky studim i shtohet literaturës në rritje që tregon se si ekspozimi ndaj ndotjes atmosferike, mund të ndryshojë mikrobiomën intestinale dhe të ketë implikime të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve", tha autorja e parë e studimit Tanya Alderete nga Ph. Colorado Boulder, SHBA.

Studiuesit morën mostra fekale nga 103 fëmijë latinë të shëndetshëm, kryesisht të ushqyer me gji, dhe përdorën sekuencën gjenetike për t'i analizuar ato. Duke përdorur adresat e banimit dhe të dhënat e sistemit të cilësisë së ajrit nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të Shteteve të Bashkuara, ata vlerësuan ekspozimin ndaj PM2.5, PM10 dhe dioksidit të azotit (NO2). Në mënyrë të përgjithshme, ekspertët zbuluan se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit shoqërohej me një profil mikrobik më inflamator intestinal.

Për shembull, fëmijët me ekspozimin më të lartë ndaj PM2.5 kishin 60% më pak Phascolarctobacterium, një bakter i njohur për reduktimin e inflamacionit, si mbështetës i shëndetit gastrointestinal dhe ndihmës për zhvillimin neurologjik. Fëmijët me ekspozimin më të lartë ndaj PM10 kishin 85% më shumë mikroorganizëm Dialister, i cili shoqërohet me inflamacion. Pakicat racore dhe komunitetet me të ardhura të ulëta, të cilët janë të prirur të punojnë, jetojnë dhe shkojnë në shkollë në zona më afër rrugëve ose fabrikave të ngarkuara, janë më shumë të rrezikuar.

"Gjetjet tona theksojnë rëndësinë e trajtimit të ndikimit të ndotjes në komunitetet e paprivilegjuara dhe tregojnë hapa të mëtejshëm që të gjitha familjet mund të marrin për të mbrojtur shëndetin e tyre", thotë Alderete.

Autorët paralajmërojnë se do të nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar nëse ndryshimet në intestin gjatë fëmijërisë kanë ndikime të qëndrueshme dhe cilat janë ato në detaje. Ndërkohë, ata këshillojnë të gjithë prindërit të shmangin ecjen jashtë në zona me trafik të lartë, të konsiderojnë një sistem filtrimi ajri me kosto të ulët dhe t'i ushqejnë fëmijët e tyre me gji për sa më shumë kohë të jetë e mundur. "Qumështi i gjirit është një mënyrë fantastike për të zhvilluar një mikrobiomë të shëndetshme dhe mund të ndihmojë në kompensimin e disa prej efekteve negative të ekspozimit mjedisor", përfundon Alderete.

 

Gut Microbes2022. Doi: 10.1080/19490976.2022.2105096
http://doi.org/10.1080/19490976.2022.2105096

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>