Pediatri

shk62023

Autizmi, raste në rritje. Ka nëndiagnostikim. Studimi në Pediatrics

Çrregullimi i spektrit të autizmit (ASD) vazhdon të jetë i nëndiagnostikuar, veçanërisht te fëmijët pa aftësi të kufizuara intelektuale dhe fëmijët me ngjyrë, sipas një studimi të ri të publikuar në "Pediatrics".

Sipas autorëve, një supozim i rremë në lidhje me ASD-në është se ai lidhet me aftësitë e kufizuara intelektuale.

"Dy në tre fëmijë me çrregullim të spektrit të autizmit, pjesëmarrës në studim nuk kishin aftësi të kufizuara intelektuale", tha bashkautorja Josephine Shenouda nga Shkolla e Shëndetit Publik Rutgers.

Në periudhën 2000-2016, studiuesit studiuan shtatë grupe fëmijësh 8-vjeçarë, ku secili grup përbëhej nga afërsisht 30,000 fëmijë. Gjatë periudhës së studimit, prevalenca e ASD-së te fëmijët pa aftësi të kufizuara intelektuale (me një rezultat IQ prej 70 ose më të lartë) u rrit me 500%, nga 3.8% për 1000 fëmijë në 18.9%, ndërsa normat e ASD-së përfshinin gjithashtu aftësi të kufizuara intelektuale, nga 2.9 për 1000 deri në 7.3. Shenouda tha se nevojiten më shumë kërkime për të identifikuar shkaqet e këtyre rritjeve.

"Përmirësimi i ndërgjegjësimit lidhur me mënyrën si duhet të interpretohen testet për të zbuluar ASD-në luan një rol themelor, por, një rritje prej 500% e çrregullimeve të spektrit të autizmit në mesin e fëmijëve pa aftësi të kufizuara intelektuale sugjeron se kjo rritje mund të nxitet nga diçka tjetër", shpjegon Walter Zahorodny nga Shkolla Mjekësore Rutgers në New Jersey, bashkautor i studimit.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se çrregullimet e spektrit të autizmit të diagnostikuar te subjektet pa aftësi të kufizuara intelektuale ishte 80% më i zakonshëm te fëmijët që banonin në zonat më të pasura sesa krahasuar me ata në zonat më të pafavorshme. 

Për më tepër, studimi tregoi se fëmijët me ngjyrë pa aftësi të kufizuara intelektuale kishin më pak mundësi për t'u diagnostikuar me këtë patologji (30% më pak), krahasuar me fëmijët me lëkurë të bardhë që banonin në zona me shërbim më të mirë dhe me më shumë disponueshmëri ekonomike për nevojat sanitare.

"Rezultatet nënvizojnë praninë e mundshme të pabarazive në aksesin e popullatës në teste dhe trajtime, veçanërisht midis fëmijëve të pafavorizuar. Për këtë arsye, studimet e ardhshme duhet të fokusohen në adresimin e këtyre dallimeve", përfundojnë studiuesit. 

 

Cristoforo Zervos

https://publications.aap.org/pediatrics/article-abstract/doi/10.1542/peds.2022-056594/190525/Prevalence-and-Disparities-in-the-Detection-of?utm_source=Sailthru&utm_medium=Newsletter&utm_campaign=Health-Rounds&utm_term=012623


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>