Pediatri

shk132023

Ekzema, gjithnjë e më e pranishme te fëmijët dhe adoleshentët

Në shumicën e vendeve të botës barra e lidhur me ekzemën te të rinjtë është e konsiderueshme, sipas një studimi të publikuar në "Clinical & Experimental Alergy".

"Mesatarisht 6% e fëmijëve dhe adoleshentëve në mbarë botën vuajnë nga një formë ekzeme, ndërsa përkatësisht 0.6% dhe 1.1% e tyre raportojnë simptoma të ekzemës së rëndë", thotë Sinead Langan nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, autorja kryesore i studimit.

"Për ne është e rëndësishmë të kuptojmë arsyen pse prevalenca e ekzemës po vjen duke u rritur në disa kontekste", vazhdon eksperti.

Studiuesit kryen një analizë të të dhënave nga 14 vende të ndryshme, duke përfshirë 74,361 adoleshentë 13-14 vjeç dhe 47,907 fëmijë 6-7 vjeç. Autorët vlerësuan një rritje mesatare 27-vjeçare në prevalencën e simptomave aktuale të ekzemës prej 0,98% në dekadë tek adoleshentët dhe 1,21% në dekadë te fëmijët, dhe vunë re një rritje prej 0,26% dhe 0,23% në dekadë për simptomat e rënda të ekzemës.

Megjithatë, analiza e të dhënave tregoi një ndryshim thelbësor në ndryshimet e prevalencës së ekzemës me kalimin e kohës sipas të ardhurave dhe rajonit. Në mënyrë të pergjithshme, ekspertët thonë se heterogjenitetet  në vlerësimet e ndryshimit nuk mund të shpjegohen plotësisht nga grupet e përdorur në hulumtim dhe dhe se ka kontribute të mundshme nga shkaqet mjedisore dhe ndërveprimet gjen-mjedis, të tilla si ndryshimet e barrierave të lëkurës në fëmijëri që i paraprijnë zhvillimit të ekzemës.

"Ekzema mbetet një problem i madh i shëndetit publik në mbarë botën. Nevojiten përpjekje kërkimore globale për të adresuar barrën e kësaj sëmundjeje, për të identifikuar strategjitë që mund të parandalojnë shfaqjen e saj dhe për të menaxhuar më mirë ndikimin e saj tek individët, familjet e tyre dhe shërbimi shëndetësor. Nga perspektiva e shërbimeve shëndetësore, kërkimet duhet të përqendrohen në të kuptuarit pse prevalenca e simptomave të rënda të ekzemës është veçanërisht e lartë në zona specifike gjeografike," përfundojnë studiuesit.

 

Clinical & Experimental Allergy 2023. Doi: 10.1111/cea.14276
http://doi.org/10.1111/cea.14276


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>