Gjinekologji

sht152014

Terapia imunosupresive nuk pengon laktacionin

Trajtimi me takrolimus nuk është një pengesë absolute për ushqyerjen me gji. Këtë e thotë një studim i sapo publikuar në Clinical Journal of the American Society of Nephrology për gratë që i janë nënshtruar një transplanti dhe që më pas u desh të përdorin terapi imunosupresive.
Rekomandime të përditësuara deri tani grave të cilat trajtoheshin me Tacrolimus u rekomandohej të mos ushqenin me gji foshnjet e tyre, për shkak të frikës se ekspozimi ndaj këtij bari nëpërmjet qumështit të gjirit mund të ndërhynte me zhvillimin normal të sistemit imunitar të të porsalindurit duke e bllokuar ose ngadalësuar atë. Për të qartësuar këtë lidhje, studiuesit e King 's College në Londër, të drejtuar nga Kate Bramham studiuan 14 nëna që kishin marrë  në mënyrë të vazhdueshme imunosupresivin gjatë shtatzënisë dhe gjatë laktacionit, dhe 11 nga 15 foshnjat e ndjekura ishte ushqyer ekskluzivisht me qumësht gjiri.
"Studimi ynë tregon se nivelet e barit nuk janë rritur në mënyrë të konsiderueshme gjatë ushqyerjes me gji", thotë Bramham. Këto nivele janë matur në mostrat e qumështit të gjirit, në gjakun e kordonit umbelikal në lindje dhe në gjakun e nënës dhe fëmijës pas lindjes. Të gjitha foshnjat tregon një rënie të nivelit të Takrolimusit me rreth 15% në ditë, pavarësisht nga mënyra e të ushqyerit (artificial ose me gji). Absorbimi maksimal i vlerësuar me anë të qumështit ishte sa  0,23% e dozës maternale (përshtatur për peshën trupore). Ushqyerja me gji nuk duhet të dekurajohet  "Edhe pse duhen studime të mëtejshme mbi sigurinë e takrolimus, rezultatet sugjerojnë se gratë që dëshirojnë të ushqejnë fëmijët e tyre megji nuk duhet të dekurajohen nga të vepruarit kështu, sidomos në fëmijët e lindur prematurë," shpjegon Brahman. Ky aspekt është veçanërisht i rëndësishëm për shkak se gratë që kanë kryer një transplantim të veshkave kanë tendencë që të kenë një rrezik më të lartë për lindje të parakohshme, një situatë që kërkon vëmendje të veçantë për sa i përket mbulimit të ofruar nga nëna me antitrupa. Bari është gjithashtu  indikuar në patologji të tjera autoimune dhe të tregohet se përdorimi i tij gjatë laktacionit është i sigurt, do të ndikojë në një popullsi akoma më të gjërë se vetëm gratë që kanë kryer transplantë. Arsyeja pse bari nuk gjendet në sasi të lartë në qumështin e gjirit i detyrohet dinamikës së tij: ai përmban proteina plazmatike që shkojnë nga 75 në 99%. Prandaj në lindje niveli i tij është më i lartë dhë vjen duke u ulur deri në zhdukje edhe nëse nëna është ende nën trajtim.

Clin J Am Soc Nephrol. 2013 Jan [Epub ahead of print]

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>