Privatësia

1.     Kriteret e pergjithshme te perdorimit te faqes elektronike (webpage)

 

1.1 Life Sh.p.k ka krijuar faqen elektronike Doktor33.al për t'i ofruar informacion dhe shërbime përdoruesve të kesaj faqeje. Përdorimi i kesaj faqeje elektronike  i nenshtrohet kritereve te meposhtme, ne lidhje me te cilat përdoruesve ju kerkohet t'i lexojnë me kujdes dhe t'i zbatojnë. Përdorimi i kesaj faqeje elektronike nënkupton pranimin e pakushtëzuar të ketyre kritereve. 

 

1.2 Perdoruesi eshte përgjegjës për parashikimin e të gjitha pajisjeve të kërkuara për të hyrë në kete faqe elektronike dhe për çdo detyrim përkatës qe ekziston nga dhe ndaj personave të trete. Perdoruesi pranon të përdore faqen elektronike vetëm në përputhje me keto kritere. Në rastin kur përdorimi i paautorizuar i kësaj faqeje elektronike për llogari te perdoruesit i shkakton dëme ndonje personi fizik apo juridik, i cili per pasojë padit Life Sh.p.k, perdoruesi pranon të zhdëmtoje kete person për të gjitha humbjet dhe/ose dëmtimet që rrjedhin nga një pretendim i tillë.

 

1.3 Aftësia juaj si përdorues i kësaj faqeje elektronike është personale për ju si individ, dhe për rrjedhojë ju nuk mund ta ndani atë me një individ tjetër. Nëse jeni pajisur me emrin e përdoruesit dhe një kod hyrje, ju pranoni ta ruani këtë në sigurinë e përcaktuar dhe ju pranoni të njoftoni Life Sh.p.k drejtpërsëdrejti sapo ju të diktoni cdo zbulim të paautorizuar ose përdorim të emrit tuaj për përdorim personal, dhe nëse jeni përgjegjës për çdo humbje ose dëmtim që mund të rrjedhë nga përdorimi i paautorizuar ose zbulim.

 

1.4 Nëse nje paragraf i kritereve të mëposhtme konsiderohet si i pazbatueshëm, ai nuk do të dëmtojë vlefshmërinë dhe zbatueshmërinë e kritereve të tjera. Këto kritere përfaqësojnë marrëveshjen e përgjithshme ndërmjet çdo përdoruesi te kesaj faqeje elektronike dhe Life Sh.p.k, dhe udhëheqin aksesin dhe përdorimin e kesaj faqeje elektronike nga përdoruesit. Këto kritere mbizotërojnë mbi çdo marrëveshje tjetër me shkrim ndërmjet përdoruesit dhe Life Sh.p.k në lidhje me përdorimin e kësaj faqeje elektronike. Këto kritere rregullohen dhe interpretohen në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale", të ndryshuar dhe akteve nenligjore te dala ne zbatim te tij dhe çdo mosmarrëveshje që rrjedh prej saj do të gjykohet nga gjykata shqiptare e shkallës së pare.

 

1.5 Perdoruesi i kësaj faqeje elektronike merr përsipër të mos veproje gjatë përdorimit të saj, me dashje ose pa dashje, në kundërshtim më ndonje dispozite ligjore, akt nenligjor ose rregullore të publikuar nga ana e çdo organi kompetent te shtetit shqiptar; te mos e perdore këtë faqe elektronike për të bërë përpjekje të paautorizuara për të patur akses në sistemet e Life Sh.p.k ose rrjete të personave te trete; të mos e përdore këtë faqe elektronike për të ushtruar veprimtari tregtare ose çdo veprimtari tjetër, ose të kontribuojë në veprimtari, të cilat janë të ndaluara me ligj; të mos e përdore këtë faqe elektronike për të transferuar materiale që janë komprometuese, fyese ose kërcënuese ose që dhunojnë të drejtat e personave te trete, ose që synojnë të shkaktojnë prishje, bezdisje ose shqetësime të panevojshme çdo personi të tretë, ose të dërgojnë mesazhe qe ju e dini që janë të rreme ose të përdorin këtë faqe elektronike për qëllime të tilla; të informoje ne menyre te drejtperdrejte Life Sh.p.k përsa i përket çdo pretendimi ose padie të çdo lloji kundër jush për përdorim të kësaj faqeje elektronike dhe, në vijim të kërkesës nga Life Sh.p.k, për të pushuar menjëherë padinë ne fjale, dhe të informoje ne menyre te drejtperdrejte Life Sh.p.k ne lidhje me ndryshimet që dëmtojnë regjistrimin e të dhënave te tij.

 

1.6  Life Sh.p.k mundet, për çdo arsye dhe pa njoftim paraprak, të ndryshojë këto kritere. Përdorimi i mëtejshëm i kësaj faqeje elektronike nga përdoruesit pas datës së hyrjes në fuqi të cdo ndryshimi në keto kritere do të konsiderohet si pranim i këtyre ndryshimeve nga përdoruesit.

 

1.7 Life Sh.p.k zoteron të drejtën për të ndryshuar dhe per te terhequr çdo pjesë ose te gjithë kete faqe elektronike në çdo moment, pa asnje njoftim paraprak. Përdoruesit e kësaj faqeje elektronike nuk do te kene të drejtë të kërkojnë zhdëmtim për paaftësi për të përdorur shërbimet e ofruara nga faqja elektronike. Çdo ndryshim do të bëhet efektiv nga momenti pasardhes i hyrjes ne faqen elektronike.

 

2.     Mospranimi i riprodhimit

 

2.1  Të drejtat e pronësisë intelektuale që rrjedhin nga ose lidhen me përmbajtjen e kësaj faqe elektronike, duke përfshirë, pa kufizim, çdo dokument, skedar, tekst, pamje, grafike, dokument bashkëngjitur dhe çdo kod të përfshirë në të si edhe çdo përshkrim të përgjithshëm të faqes elektronike, përbën pronësinë intelektuale dhe industriale të Life Sh.p.k derisa nuk parashikohet ndryshe, dhe mbrohen nga nenet përkatëse të ligjit shqiptar/dhe ndërkombëtar. Çdo emër produkti i përmendur në këtë faqe elektronike përbën markat e Life Sh.p.k, me përjashtim të markave të treguara, që janë pronë e shoqërive të tjera.

 

2.2  Life Sh.p.k autorizon përdoruesit për të kopjuar dhe printuar pjese ose dokumente nga kjo faqe elektronike (me përjashtim të përmbajtjes në pronësi të një personi të tretë, e cila eshte përcaktuar si e tillë) për përdorim jo-tregtar nga ana e tyre, me kusht që një kopje ose ekstrakt i këtyre dokumenteve ose faqeve të përftuara mirëmban të gjitha drejtat intelektuale ose çdo njoftim tjetër pronësie dhe dorëheqje të përfshirë këtu. Të gjitha logot dhe markat e Life Sh.p.k nuk mund të përdoren ose të riprodhohen pa pëlqimin e shkruar Life Sh.p.k.

 

3.     Mospranimi i pergjegjesise

 

3.1  Në cdo rast Life Sh.p.k nuk mban përgjegjësi ndaj nje personi fizik dhe/ose juridik, ne lidhje me ose për cdo dëmtim të drejtpërdrejtë, të tërthortë, të mëvonshëm, ose vijues të çdo lloji, duke përfshirë dëmtimin e personalitetit, që rrjedh nga ose eshte rrjedhojë e kësaj faqeje elektronike ose nga çdo faqe tjetër elektronike ose çdo burim tjetër, referencë, ose mundësi hyrje nëpërmjet kësaj faqe elektronike ose për përdorimin, shkarkimin ose mundësinë e marrjes të çdo të dhëne, informacioni, produkti ose shërbimi, duke përfshirë si shembull dhe jo plotësisht, çdo humbje të ardhurash, humbje programesh kompjuterike ose të dhëna, edhe në rastin kur Life Sh.p.k është paralajmëruar shprehimisht mbi mundësinë e këtij dëmi.

 

3.2  Life Sh.p.k nuk garanton ne asnje rast dhe asnje rrethane, ne menyre te drejtpërdrejte ose te terthorte, se përmbajtja e kesaj faqeje elektronike do të jetë në çdo kohë e përditësuar, e sigurt, pa gabime, do të përputhet me kërkesat e përdoruesve dhe se rezultati që do rrjedhë nga përdorimi i saj, do të jetë i besueshëm, i saktë dhe pa gabime.

 

3.3  Si rrjedhojë e zhvillimeve në proces, informacioni që përmban kjo faqe elektronike nuk mund të jetë i përditësuar ne cdo moment. Përdorimi i informacionit të përftuar ose të ruajtur nga ose nëpërmjet kësaj faqeje elektronike mbështetet ekskluzivisht në gjykimin e përdoruesit dhe është përgjegjësi e tij. Përdoruesi pranon se duhet të vlerësojë përmbajtjet dhe se është përgjegjës për çdo rrezik që mund të pervijoje nga përdorimi i përmbajtjes.

 

3.4  Përmbajtja e kësaj faqeje elektronike nuk përmban këshilla dhe nuk bën rekomandime, as nuk konsiderohet as si sugjerim për çdo vendim ose veprim, ftesë për investim ose përgjithësisht për pjesëmarrje në kuota ose garanci të tjera të Life Sh.p.k.

 

4.     Faqet e personave te trete

 

4.1  Disa nga përmbajtjet e faqeve elektronike mund të zotërohen nga persona të trete (d.m.th. artikuj, të dhëna ose ekstrakte) ose mund të ekzistojne mbirrjete, te cilat cojne në faqe elektronike në pronësi të personave te trete, qe kanë përgjegjësi të plotë (civile ose penale) për sigurinë, ligjshmërinë ose besueshmërinë e faqeve të tyre elektronike dhe shërbimeve, e posaçme për çdo përgjegjësie nga Life Sh.p.k.

 

4.2  Life Sh.p.k i parashikon këto lidhje në dobi të përdoruesve, dhe nuk ka kontroll mbi faqet elektronike në pronësi të personave te trete ose përmbajtjet e tyre, të cilat mund të aksesohen nëpermjet kësaj faqeje elektronike ose janë gatshme, dhe për rrjedhojë Life Sh.p.k nuk mbështet, financon, këshillon ose në cdo rast pranon cdo përgjegjësi për këto faqe elektronike ose përmbajtjet e tyre.

 

4.3  Life Sh.p.k nuk mund të garantojë se përdoruesit e kësaj faqeje elektronike kanë të drejtë të përdorin përmbajtjet e zotëruara nga persona te trete, të cilat janë të aksesueshme në këtë faqe elektronike. Përdoruesit duhet të pajisen me leje nga personi i trete para përdorimit ose ruajtjes së këtyre përmbajtjeve. Përmbajtjet e mbrojtura nga e drejta e autorit dhe verejtjet e autorit apo mbi te drejtat e autorit nuk mund të ndryshohen pa marrë paraprakisht pëlqimet e nevojshme.

 

5.     Perdorimi i informacionit

 

5.1  Çdo informacion i ofruar ndaj Life Sh.p.k nga përdoruesit e kësaj faqeje elektronike, duke përfshirë, por jo përjashtimisht, të dhëna personale, njohuri praktike, komente, ide, pyetje, teknika, ekstrakte ose të dhëna të tjera të përshtatshme) nuk konsiderohet konfidencial. Life Sh.p.k mund të zbulojë, kopjojë dhe të përdorë pa kufizim të gjithë ose një pjesë të këtij informacioni për çdo qëllim të ligjshëm.

 

6.     Parimet e konfidencialitetit

 

6.1  Ne zbatim te Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale", të ndryshuar dhe akteve nenligjore te dala ne zbatim te tij, Life Sh.p.k konsideron sigurinë e të dhënave personale të përdoruesve të faqes elektronike shumë të rëndësishme dhe është përgjegjëse për ruajtjen e konfidencialitetit të informacionit personal të parashikuar në të. 

 

6.2  Përdoruesve u kërkohet të lexojnë me vëmendje parimet e konfidencialitetit. Politika e konfidencialietit mund të ndryshojë herë pas here. Parimet e konfidencialitetit përcaktojne kushtet që rregullojnë përdorimin e të dhënave personale të marra. Cdo person që e përdor këtë faqe elektronike ose është i regjistruar si përdorues i shërbimeve të ofruara nga Life Sh.p.k pranon këtë përdorim. Për rrjedhojë, kërkohet qe nga ana e perdoruesve te kryhen perditesime te vazhdueshme, ne menyre qe përdoruesit te jenë në dijeni të politikave me te reja te zbatueshme, në çdo kohë që ata vizitojnë kete faqe elektronike.

 

7.     Mbrojtja e te dhenave personale, qellimi i perdorimit te tyre, dhe perdorimi i limiteve kompjuterike (cookies)

 

7.1  Informacioni do te grumbullohet për monitorimin e faqes elektronike ne fjale. Gjatë kësaj procedure, të dhëna personale që mund të njihen nuk do te grumbullohen. Normalisht, informacioni përsa i përket numrit të vizitorëve dhe emrit të sektorit fillestar të furnizuesit me shërbime interneti (internet service provider) do te grumbullohet. Ky informacion do te përdoret për të kuptuar përdorimin e implementuar nga vizitori i faqes elektronike, dhe mund të ndahet me shoqëri të tjera dhe persona të tjere të trete. 

 

7.2  Faqja elektronike e Life Sh.p.k nuk është ligjërisht përgjegjëse për kriteret mbi të cilat të dhënat personale grumbullohen, administrohen, përdoren dhe mbrohen nga faqe të tjera elektronike, të cilat janë të aksesueshme nëpërmjet hallkave të siguruara nga faqja elektronike e Life Sh.p.k.

 

7.3  Life Sh.p.k eshte e angazhuar per mbrojtjen e te dhenave personale te perdoruesve te kesaj faqeje elektronike. Life Sh.p.k do te tregoje nje kujdes te arsyeshem per te dhenat personale te perdoruesve te kesaj faqeje, dhe do te marre masa per te ruajtur privatesine e tyre. Life Sh.p.k zotohet se do t'i perdore te dhenat personale te grumbulluara ne perputhje me legjislacionin ne fuqi ne Republiken e Shqiperise, dhe konventat nderkombetare per mbrojtjen e te dhenave personale, ne te cilat Republika e Shqiperise eshte pale.

 

7.4  Administrimi dhe mbrojtja e të dhënave personale do të udhëhiqet dhe kryhet ne baze te Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale", të ndryshuar, akteve nenligjore te dala ne zbatim te tij dhe kritereve te percaktuara ne kete faqe elektronike. Në asnjë rast, të dhënat personale si më lart nuk do t'i zbulohen një personi apo pale të tretë (me përjashtim të autoriteteve kompetente, në baze te kritereve te parashikuara në ligj), dhe natyra e tyre personale do të mbrohet në çdo kohë. Regjistrime të këtyre të dhënave do te mbahen nga ana e Life Sh.p.k për qëllime komunikimi, statistikash dhe përmirësimi të shërbimit të klientit. Ju detyroheni sipas ligjit për t'i dhënë Life Sh.p.k pëlqimin tuaj për përdorimin e të dhënave personale nga kjo e fundit.

 

7.5  Te dhenat personale te marra nga perdoruesit do te perdoren per qellimet e meposhtme: aktivitete te lidhura ngushtesisht me funksionimin e sherbimeve te kesaj faqeje elektronike; per t'i lejuar perdoruesit aksesin ne produktet dhe/ose sherbimet e kerkuara, dhe marrjen e ketyre produkteve dhe/ose sherbimeve; per t'ju pergjigjur pyetjeve dhe kerkesave te perdoruesit; per administrimin teknik te kesaj faqeje elektronike dhe te sistemit te saj informativ; per pasurimin ose personalizimin e permbajtjes te faqes elektronike, te sherbimeve, te paraqitjes vizive te faqes; ruajtjen ne forme te permbledhur te te dhenave te perdoruesve ose te hyrjeve te tyre ne kete faqe elektronike, per qellime te kerkimit shkencor, te analizes te tregut ose te pergatitjes te raporteve, te kryera ne menyre te drejtperdrejte nga ana e Life Sh.p.k ose nga shoqeri te treta, te specializuara ne fushat perkatese; per komunikim me perdoruesit ne lidhje me ndryshime apo perditesime te kesaj faqeje elektronike ose te sherbimeve te saj, sherbime publicitare, komunikime te ofertave speciale dhe te promocioneve; si dhe anketime ne lidhje me tema te ndryshme, ne lidhje me te cilat perdoruesi mund te vendose lirisht nese do te marre pjese ose jo.

 

7.6  Në kohë, informacioni përsa i përket produkteve dhe shërbimeve të Life Sh.p.k mund të shpërndahet nëpërmjet e - mailit ose postës. Nëse përdoruesi nuk dëshiron të marrë këtë informacion, ai/ajo mund të zgjedhë të mos marre me informacion në cdo moment nëpërmjet postes elektronike (e - mail) në adresen http://www.doktor33.al/.

 

7.7  Limitet kompjuterike janë skedarë të vegjël të dërguara nga faqja elektronike, të cilet qëndrojnë në bazen e programit të kompjuterit, dhe grumbullohen në hard disk - un e kompjuterit të përdoruesit. Shumica e kërkuesve elektronikë pranojnë limite kompjuterike, por një ndryshim në të dhënat e kërkuesit mund të kufizojë transferimin. Disa herë limitet kompjuterike krijohen dhe transferohen me regjistrimin e parë në faqen elektronike, dhe si rrjedhojë ato përdoren për të specifikuar kompjuterin dhe aksesin e përsëritur në faqen elektronike pa kërkuar një lidhje, për rrjedhojë duke përshpejtuar aksesin në faqen elektronike dhe informacioni që përdoruesi dëshiron të shikojë.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Programet Orientuese për Provimin e Ricertifikimit
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>