Gjinekologji

shk242015

Bisfenoli, me ekspozim gjatë shtatzanisë, stress oksidativ nënës dhe fëmijës

Pikërisht në ditën kur Agjensia Europiane për sigurinë ushqimore ka lajmëruar rrezulatatin e sigurtë të vlerësimit mbi rrezikun e bashkangjitur të Bisfenolit A të zhvilluar nga ekspertët e saj, një studim i ri amerikan i publikuar në revistën (Endocrinology) njofton bashkëveprimin shqetësues midis ekspozimit gjatë shtatëzanisë dhe shfaqjes së shënjuesve të stresit oksidativ: "Ky studim ofron demostrimin e parë se ekspozimi ndaj BPA gjatë shtatëzanisë mund të shkaktojë një lloj të vecantë të stresit oksidativ të njohur ndryshe edhe si stress nitrosativ si tek nëna dhe tek pasardhësi-, shpjegon Vasantha Padmanabhan e Univeristetit të Ann Arbor në Michigan njëra nga autorët e studimit. " Stresi oksidativ është i bashkangjitur me një rezistencë ndaj insulinës dhe inflamacioneve të cilët janë faktorë rrezikshmërie për diabetin dhe sëmundjeve të tjera metabolike dhe kardiovaskulare-.  Kërkuesit kanë analizuar kampione gjaku të marra nga 24 cifte nënë - foshnje dhe kanë seleksionuar nënat në bazë të rrezultateve të marra gjatë tremujorit të parë të shtatëzanisë duke formuar kështu dy grupime, njëri me ekspozim të ulët dhe tjetri me ekspozim të lartë ndaj BPA-së. Mbas lindjes së fëmijës analizat e gjakut kordonal kanë mundësuar përfundimin se ekspozimi  ndaj Bisfenolit A gjatë shtatëzanisë është i bashkangjitur me shfaqjen e shenjave të stresit oksidativ. Bashkë me studimin mbi ciftet nënë - foshnje kërkuesit kanë zhvilluar hetime analogjike tek delet dhe minjtë e ushqyer me një dietë me përmbajtje të lartë dhe të ulët me BPA duke marrë pothuajse të njëjtat rrezultate. " Është diskutuar gjërësisht mbi rrezikshmërinë apo jo të BPA-së për shëndetin njerëzor-, përfundon Padmanabhan. " Këto rrezultate kanë treguar nevojën për studime të tjera si ky i fundit për të vlerësuar rrezikun e sëmundjes të bashkangjitur me ekspozimin ndaj BPA. Ndërkohë këto rrezultate tregojnë se gratë gjatë shtatëzanisë duhet të reduktojnë sa më shumë ekspozimin për të ruajtur fëmijën dhe veten e tyre nga dëmet oksidative.

Minutes of EFSA-ANSES Expert meeting on BPA
Endocrnology Published Online: January 20, 2015

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>