Gjinekologji

gus312017

Një udhëzues i ri për parandalimin e komplikacioneve gjatë shtatzënisë

Kur jeni përballë një shtatzënie apo lindjeje në risk, çfarë duhet të bëni? Kur, ku dhe si t'ia komunikoni të interesuarës dhe familjarëve të saj? Një udhëzues me kontekst kliniko-organizativ (e gjeni në fund të këtij shkrimi) për parandalimin e komplikacioneve të lidhura me shtatzëninë, është elaboruar nga Tryeza teknike e ngritur pranë AGENAS dhe e përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali dhe Institutit të Lartë të Shëndetësisë e Shoqërive Shkencore të sektorit.
Qëllimi i dokumentit që analizon pesë nga patologjitë më të shpeshta dhe të rëndësishme gjatë shtatzënisë (hemorragjinë post partum, sepsisin, hipertensionin, gripin dhe obezitetin) është reduktimi i shkallës së gabimeve, kryesisht i llojit organizativ, me suportin e këtij instrumenti në dispozicion të profesionistëve.
Si të identifikojmë femrat në risk për hemorragji post-partum gjatë dhimbjeve dhe lindjes? Kjo është një nga pyetjet që indikon se si një prerje cezariane e mëparshme mund të përfaqësojë një faktor risku. Në këtë rast rekomandohet nevoja e një ekografie për të vlerësuar vendin e implantimit të qeses gestacionale, për t'u aplikuar në rastin e ekografisë obstetrike në tremujorin e parë në klinikë, konsultoret familjare apo urgjencë. Dhe përsëri duke informuar gruan për atë që është raportuar me shkrim, edhe në rast diagnostikimi të scar pregnancy, ofroni një këshillim për të, që ta informoni për risqet që lidhen me vijueshmërinë e shtatzënisë.

Dokumenti është ndërtuar mbi bazën e pyetjeve të veçanta për të cilat mundësohen përgjigje nëpërmjet rekomandimeve të fokusuara në aspektet që konsiderohen më të brishta për sa i përket sigurisë së pacienteve dhe të vetë profesionistëve të shëndetësisë. Rekomandimet mbështeten mbi referime ekskluzive të udhëzimeve kombëtare e ndërkombëtare të miratuara nga institucione publike dhe megjithatë me prova shkencore fortësisht të konsoliduara.

"Zerimi i efekteve anësore aty ku mund të parandalohen dhe parashikohen, duke identifikuar menjëherë situatat alarmuese me risk më të madh komplikacionesh për nënën dhe fëmijën dhe duke garantuar kështu asistencën më të përshtatshme gjatë shtatzënisë dhe lindjes, është linja kryesore e udhëzimeve të përpunuara nga Agenas", shprehet Francesco Bevere, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare për Shërbimeve Shëndetësore në Itali.


Këtu gjeni udhëzuesin


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>