Gjinekologji

maj242022

Infeksioni nga SARS-CoV-2. Udhëzimet e menaxhimit gjatë shtatzënisë

Ekziston një marrëveshje në lidhje me kriteret e hospitalizimit të nënës, metodat e lindjes dhe rekomandimet mbi dozën përforcuese të vaksinës (booster). Nga ana tjetër, ka një heterogjenitet të madh në shumë aspekte të tjera të menaxhimit, duke përfshirë cili do të jetë lloji i vlerësimit të nënës pas infeksionit, si dhe shpeshtësinë e tij, aspektet ekografike, kohën e lindjes dhe monitorimin e fetusit gjatë lindjes.

Në mënyrë të përmbledhur, këto janë rezultatet që dolën nga një rishikim sistematik i botuar në American Journal of Obstetrics & Gynecology MFM, me autore kryesore Raffaella Di Girolamo, Departamenti i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, Universiteti i Kietit. Studimi vlerësoi cilësinë e udhëzimeve aktuale të praktikës klinike mbi menaxhimin e infeksionit SARS-CoV-2 në shtatzëni.

"Te gratë e infektuara me SARS-CoV-2, shtatzënia është një faktor rreziku i pavarur nga ngjarjet e padëshiruara, veçanërisht në prani të sëmundjeve shoqëruese si diabeti ose preklampsia", thonë autorët, duke specifikuar se përhapja e shpejtë e pandemisë dhe rreziku i komplikacioneve te gratë me sëmundje nga SARS-CoV-2 nënvizon rëndësinë e udhëzimeve të praktikës klinike (CPG) që janë aktualisht të disponueshme për menaxhimin e këtij infeksioni në shtatzëni. Për të vlerësuar cilësinë e tyre, autorët përdorën mjetin AGREE II (Appraisal of Guidelines for REsearch and Evaluation), i konsideruar si standardi i artë, si dhe më i përdoruri, për të vlerësuar cilësinë e udhëzimeve të publikuara aktualisht për menaxhimin e infeksionit SARS-CoV-2 në shtatzëni, duke verifikuar përputhshmërinë dhe heterogjenitetin e mundshëm midis CPG-ve të ndryshme, sa u përket aspekteve të menaxhimit klinik të infeksionit. U vlerësuan gjithsej 28 udhëzime dhe të gjitha rekomanduan shtrimin në spital vetëm për sëmundje të rënda, duke treguar heterogjenitet të rëndësishëm në aspekte të ndryshme të menaxhimit të infeksionit COVID-19.

"Rezultatet e këtij rishikimi sistematik tregojnë nevojën për të zhvilluar udhëzime të përbashkëta të mbështetura, të miratuara dhe të promovuara nga shoqatat shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, në mënyrë që menaxhimi i infeksionit SARS-CoV-2 në shtatzëni në vende të ndryshme, të bëhet më homogjen", përfundojnë autorët.

 

AJOG-MFM 2022. Doi: 10.1016/j.ajogmf.2022.100654
https://doi.org/10.1016/j.ajogmf.2022.100654


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>