Mjekësi e përgjithshme

dhj112014

Suplementet ushqyese, nga përdorimi i tepruar trefishohen lezionet në mëlçi

tags: bar, mëlçi
Gjatë 10 viteve të fundit, suplementet ushqimore dietike apo me bazë bimore të përdorura nga ndjekësit e bodybuilding apo gra të moshës së mesme në përpjekje për të humbur peshë, janë bërë shkak gjithmonë e më i rëndësishëm në dëmtimin e mëlçisë. E tregon një studim i publikuar në Hepatology i koordinuar nga Victor J. Navarro i Einstein medical Center në Filadelfia (SHBA). Studiuesit kanë kryer një studim prospetik tek 839 pacientë me dëmtime hepatike të shkaktuar nga suplemente ose barna konvencionale në një periudhë ndërmjet 2004 dhe 2013. Doli që 45 raste vinin për shkak të suplementeve për bodybuilding, 85 nga suplemente të tjera (multivitamina, suplemente kalçiumi ose omega-3) dhe 709 nga barnat. Gjatë 10 viteve të studimit, niveli i përfshirjes së suplementeve në lezionet hepatike është rritur nga 7% në 20%. Përgjegjës për lezionet hepatike më të rënda, përcaktuar 13 midis vdekjeve ose transplantit të mëlçisë, nuk janë suplementet e marra nga bodybuilding por ato bimore të marra zakonisht për të humbur peshë ose për tu detoksifikuar apo produktet multivitaminike energjike. Edhe dëmet e shkaktuara nga këto substanca në pacientët e ekzaminuar kanë rezultuar më të shumta se ato shkaktuar nga të njëjtat barna: 13 % vs 3%. Toksifikimi hepatik si rezultat i suplementeve për bodybuilding është vënë re kryesisht tek të rinjtë ku u shfaq një verdhëz e zgjatur (mesatarja 91 ditë) pa viktima apo nevojë për transplant të mëlçisë. "Shumë amerikanë besojnë se suplementet janë të sigurta dhe rregulloret qeveritare kërkojnë më pak prova sigurie për produktet në shitje në treg se sa për ato që kërkohen për barnat" thekson Navarro. "Në fakt, duke iu nënshtruar kontrolleve më pak të rrepta, këto suplemente kanë pasoja potencialisht të rrezikshme, madje edhe të tilla sa të rrezikojnë jetën".

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>