Mjekësi e përgjithshme

shk162015

Biopsia e prostatës, me teknika të reja shtohen diagnozat e tumoreve me rrezikshmëri të lartë

tags: JAMA

Proçedurat e reja bioptike të shënjestruara që kombinojnë përdorimin e rezonancës magnetike dhe ekografisë i bashkangjiten një rritjeje të diagnozës së tumorit të prostatës me rrezikshmëri të lartë dhe të një reduktimi të atyre sëmundjeve me rrezikshmëri te ulët në krahasim me teknikën standarte. Këto janë në thelb rrezulatet e një kërkimi të publikuar kohët e fundit në JAMA nga një grup kërkuesish ndër të cilët edhe Peter Pinto i Institutit Kombëtar të Kancerit në Bethesda në Maryland (National cancer institute at Bethesda in Maryland ). " Përparimet e arritura në imazheri kanë sjellë rrjedhimisht zhvillimin e disa proçedurave të shënjestruara të cilat bashkojnë rezonancën magnetike dhe ekografinë edhe pse akoma sot proçedura standart nuk ka ndryshuar-, shpjegon autori i cili më pas thekson se pro-të dhe kundër të teknikës së re në krahasim me  atë standarten nuk janë akoma tërësisht të qarta. Për të hedhur dritë mbi këtë cështje, Pinto dhe kolegët kanë analizuar të dhënat e gati 1.000 burrave të cilët dyshoheshin me kancer në prostatë të cilët i janë nënshtruar testeve të imazherisë, biopsisë së shënjestruar dhe asaj standarte nga viti 2007 deri në 2014. Në dukje rezultatet nuk tregojnë ndryshime ndërmjet dy teknikave: 461 raste me tumor të diagnostikuar me teknikën e shënjestruar dhe 469 me atë tradicionalen. " Ndryshime në të vërtet ka mjaft -, theksojnë ndërkohë autorët. Me teknikën e shënjestruar u bë e mundur të shtohej numri i diagnozave të tumoreve me rrezikshmëri të lartë me ( +30% ) dhe të reduktohen ato variante më pak të rrezikshme me ( -17% ). "Kjo shpërndarje e rrezikshmërisë mund të përkthehet në një benefikt klinik të konsiderueshëm-, përmbyll Pinto. Lawrence Schëartz  e Universitetit të Columbisë në New York (Columbia university of New York ) konfirmon në një shkrim komentin: " Për momentin efektet paralajmëruese të këtyre rezultateve nuk dihen por gjithsesi bëhet fjalë për të dhëna premtuese. Komuniteti shkencor ka përgjegjësinë që të garantojë se teknologji si kjo e fundit të sigurojnë për pacientët një vlerë reale të shtuar të rezultatit dhe kjo është e mundur vetëm mbasi të jenë mbledhur të dhëna të mjaftueshme që tregojnë përmirësime efektive klinike për pacientët me tumor në prostatë .

JAMA. 2015 Jan 27;313(4):390-7. doi: 10.1001/jama.2014.17942 
JAMA. 2015 Jan 27;313(4):367-8. doi: 10.1001/jama.2014.17943


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>