Mjekësi e përgjithshme

maj202015

Kolektomia: me laparoscopi, rrezultate më të mira se me kirurgjinë tradicionale

Një studim i publikuar te "Jama Surgery" tregon se te pacientët të cilët i janë nënshtruar kolektomisë laparoskopike, përdorimi i shërbimeve shëndetësore dhe shpenzimet, janë më të ulëta se ata të cilët kanë bërë një ndërhyrje kirurgjikale tradicionale. "Heqja kirurgjike e një pjese ose e të gjithë kolonit dhe rektusit zakonisht bëhet për të trajtuar raste si divertikoliti, sëmundja e Crohn, kolitin ulceroz dhe neoplazitë e zorës së trashë-, thotë Conor Delaney i "University hospitals case medical center of Cleveland" në Ohio. Nga studimi del se ndryshe nga ndërhyrja e zakonshme, kolektomia mini-invazive redukton kostot shëndetësore me 6.689 dollarë: një laparoskopi kushton 23.064 dollarë në krahasim me 29.753 të kirurgjisë tradicionale. Kostot e shpenzimeve shëndetësore për pacientët me kolektomi kalsike ishte 8.272 dollarë tre muaj mbas operacionit dhe 21.598 mbas një viti. Ndryshe nga 4.176 dhe 11.719 të laparoskopisë. Ndërkohë në vitin e parë të vëzhgimit individët të cilët i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale tradicionale janë shtruar 2.12 herë më shumë dhe kanë harxhuar 1.13 herë më shumë mbi barnat farmaceutike në krahasim me laparoskopinë. "Me një numër shumë më të ulët të ditëve të shfrytëzuara për asistencë shëndetësore, subjektet të cilat pësojnë një kolektomi mini-invazive kanë më pak mundësi për të humbur ditë pune, duke përforcuar kështu përfitimet ekonomike të proçedurës, si dhe rezultate më të mira të kirurgjisë tradicionale-, thotë Delaney, I cili bashkë me kolegët ka zhvilluar një analizë retrospektive duke përdorur të dhënat e "Truven health analytics marketscan commercial claims and encounters", një arkiv kombëtar mbi shpenzimet e rekuperimit, shpenzimet ambulatoriale dhe farmaceutike, të dhëna këto të cilat mbështeten nga mbi 200 kompani sigurimesh. "Këto rezultate reflektojnë përfitimet e dokumentuara të kirurgjisë laparoskopike, të cilat përfshijnë një konvaleshencë më të shkurtër, më pak dhimbje dhe shpeshtmëri ndërlikimesh më të ulët-, përfundojnë autorët e studimit, tek i cili kanë marrë pjesë 4.160 pacientë midis moshave 18 dhe 64 vjeç të cilët i janë nënshtruar laparoskopisë ose kolektomisë tradicionale në periudhën nga janari në dhjetor 2010.

JAMA Surg. 2015 Mar 25. doi: 10.1001/jamasurg.2014.3171


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>