Mjekësi e përgjithshme

tet222015

Ebola, virusi vazhdon të ekzistojë në lëngjet organike. Transmetim i mundshëm seksual

Sipas një studimi të publikuar në "New England Journal of Medicine", ARN e virusit Ebola mund të mbijetojë për disa muaj në spermën e të mbijetuarve. Gibrilla Deen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Higjienës në Sierra Leone dhe autore kryesore e artikullit shprehet: "Rastet e reja me virusin Ebola (Evd) në Afrikën perëndimore u ulën nga 1063 të tilla vërejtura në tetor 2014 në më pak se 10 raste në javë, në tetor 2015". Edhe pse mënyra kryesore e transmetimit është kontakti i drejtpërdrejtë me gjakun apo lëngjet e të vdekurit, virusi mund të vazhdojë në lëngjet organike të të mbijetuarve, gjë që favorizon transmetimin. "Për këtë arsye prezenca e mundshme e virusit Ebola në spermë ngjall shqetësime mbi transmetimin viral nëpërmjet marrëdhënieve seksuale".
"Ka miliarda të mbijetuar nga Ebola në Afrikën perëndimore dhe shumica janë meshkuj seksualisht aktivë", shkruajnë kërkuesit duke theksuar se transmetimi seksual i Ebolas mund të sjellë shpërthime epidemike edhe disa javë apo muaj pas ndërprerjes së zinxhirëve të transmetimit të njohura në rajon. Nga vëzhgimet epidemiologjike të zhvilluara deri më tani del se transmetimi seksual është i rrallë, Ministria e Shëndetësisë e Sierra Leone në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe me "Centers for Disease Control and Prevention" në SHBA ka nisur një studim mbi rezistencën e virusit në lëngjet trupore të të mbijetuarve rezidentë në Sierra Leone, duke publikuar të dhënat relative të vitalitetit të Ebolas në spermën e të mbijetuarve ndaj infeksionit. Pasi të kenë ekzaminuar farën e 93 meshkujve të cilët kanë marrë Ebolan në 10 muajt e mëparshëm, autorët kanë zbuluar se ARN virale mund të vazhdojë në spermë edhe 9 muaj pas fillimit te simptomave. "Për shembull, pas 3 muajsh të gjithë pjesëmarrësit kishin akoma Ebola në spermë dhe 25% ishin pozitivë pas 7-9 muajsh", vijon Deen, duke shpjeguar se të mbijetuarit ndaj sëmundjes nga virusi Ebola duhet të përballen me sfida të shumta. Shumë kanë familjarë dhe miq të cilët kanë vdekur nga infeksioni. Shumë janë të papunë dhe tani këto të dhëna tregojnë një risk domethënës të vazhdimit të virusit në spermë. "Për këtë është e domosdoshme një mbështetje e fortë ndaj komuniteteve lokale për zvogëlimin e peshës së efekteve negative te të mbijetuarit nga epidemia e Ebolas", përfundojnë autorët.

N Engl J Med. 2015. doi: 10.1056/NEJMoa1511410
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26465681

Përktheu: Erjola Taga


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>