Mjekësi e përgjithshme

jan272016

Bypass-i gastrik Roux-en-Y është efikas por rëndohet nga simptomat

tags: BYPASS

Pavarësisht se pjesa më e madhe e pacientëve ka përshkruar një përmirësim të gjendjes shëndetësore pas ndërhyrjes kirurgjikale bariatrike me bypass gastrik Roux-en-Y (Rygb), prevalenca e dobësisë dhe e dhembjeve abdominale mbetet e lartë dhe pothuajse një e treta e të operuarve është shtruar në spital. Këto janë rezultatet e një studimi të publikuar në "Jama Surgery" dhe të koordinuar nga Sigrid Bjerge Gribsholt nga "Aarhus Unievsity Hospital" në Danimarkë, që bashkë me kolegët ka vlerësuar efikasitetin e ndërhyrjes në një grup prej 2.238 personash që i janë nënshtruar Rygb midis janarit 2006 dhe dhjetorit 2011. "Në pacientët me obezitet patologjik kirurgjia bariatrike, përfshirë Rygb, është një trajtim efikas për të humbur peshë dhe për të luftuar sëmundshmëritë e lidhura", shkruajnë autorët, duke nënvijëzuar megjithatë se pas ndërhyrjes së RYGB mund të shfaqen simptoma në gjendje të kompromentojnë cilësinë e jetës së pacientëve. "Identifikimi i faktorëve të mundshëm parashikues të këtyre simptomave është i rëndësishëm në mënyrë që t'i parandalojmë", shpjegon kërkuesja, që me kolegët ka krahasuar rezultatet e përftuara në grupin e studiuar me ato të 89 individëve të ngjashëm nga gjinia dhe indeksi i masës trupore dhe që nuk i janë nënshtruar RYGB, duke matur prevalencën dhe rëndesën e simptomave të auto referuara pas ndërhyrjes.
Nga 2.238 pacientët e operuar, 1.429 i janë përgjigjur sondazhit dhe midis tyre 89% ka referuar një ose me shumë simptoma me një mesatare 4,7 vjet pas ndërhyrjes. 87% e të intervistuarve ka përshkruar një përmirësim të mirëqenies pas Rygb krahasuar me 8% në të cilët gjendja e përgjithshme shëndetësore në fakt ishte përkeqësuar. Risku i simptomave anësore ishte më i madh te femrat, te pacientët më të rinj se 35 vjeç, te duhanpirësit, te të papunët dhe te ata që kishin simptoma edhe para RYGB, me një cilësi jete të lidhur në mënyrë të anasjelltë me numrin e simptomave. "Duke parë këto rezultate është e nevojshme të zhvillohen strategji të reja trajtimi për të pasur një risk më të ulët për efekte anësore pas ndërhyrjes", përfundojnë kërkuesit.

Jama Surg. 2016. doi:10.1001/jamasurg.2015.5110
https://archsurg.jamanetwork.com/article.aspx?articleid=2479435

Përktheu : Erjola Taga


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>