Mjekësi e përgjithshme

pri62016

Pas një iktusi hemisfera e djathtë priret të kompensojë afazinë

Analiza e strukturave cerebrale të hemisferës së djathtë mund të ndihmojë për të kuptuar se kush pas një iktusi do të rikuperojë nga afazia, pasojë e shpeshtë e dëmtimeve cerebrovaskulare. Këto janë rezultatet e një studimi të publikuar në "Neurology" të koordinuar nga Gottfried Schlaug, profesor i neurologjisë në Beth Israel Deaconess Medical Center dhe Harvard medical School në Boston. "Hemisfera e majtë pothuajse gjithmonë është dominuese në funksionin e të folurit dhe nëse dëmtohet nga një iktus mund të sjellë afazi, vështirësia për tu shprehur dhe për të kuptuar gjuhën e folur, për të lexuar, shkruar e për të bërë llogaritje", shprehet kërkuesi, duke shpjeguar se edhe pse shumë persona rikuperojnë pjesërisht, në shumë raste të tjera rikuperimi nuk është i kënaqshëm as edhe pas logopedisë intensive. Studimi ka përfshirë 33 persona me moshë mesatare 58 vjeç të prekur nga një iktus në hemisferën e majtë, të gjithë me afazi në nivele të ndryshme që janë vënë në krahasim me 13 bashkëmoshatarë të shëndetshëm. Në të dy grupet janë kryer skanime cerebrale me një teknikë të rezonancës magnetike që ka lejuar ekzaminimin e integruar strukturor të indit në zona të ndryshme të trurit. Duke vepruar kështu kërkuesit kanë zbuluar se pacientët me afazi me pikë më të mira në testet e elokuencës kishin një integritet më të lartë strukturor në 3 zona të trurit krahasuar me grupin e kontrollit: zona e korteksit temporal të mesëm në anën e djathtë, ajo frontale inferiore e djathtë dhe pericentrale e djathtë.
"Këto të dhëna sugjerojnë një riorganizim të anës së djathtë të trurit e prirë për të rikuperuar funksionet e të folurit", komenton Anna Barrett, neurologe e Kessler Institute for Rehabilitation në West Orange, New Jersey, në një editorial shoqërues, duke shtuar se nevojiten kërkime të mëtejshme për të verifikuar nëse integritetet strukturore të hemisferës së djathtë zhvillohen nga iktusi apo nga një faktor tjetër. "Këto të dhëna, nëse ballafaqohen, mund ti hapin rrugën terapive të reja, ndër to neurostimulimi te personat me afazi pas një dëmtimi cerebrovaskular", përfundon shkruesi.

 

Neurology 2016. doi:10.1212/WNL.0000000000002613http://www.neurology.org/content/early/2016/03/30/WNL.0000000000002613.short

Neurology 2016. doi:10.1212/WNL.0000000000002619http://www.neurology.org/content/early/2016/03/30/WNL.0000000000002619.short


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>