Mjekësi e përgjithshme

pri142016

Rindërtimi i ezofagut me stent dhe inde të lëkurës, të disponueshëm për pacientët

tags: neoplazi

"The Lancet" sjell rastin e parë të një pacienti me ezofag të dëmtuar rëndë. Rindërtimi i ezofagut u krye duke përdorur stent dhe inde të lëkurës të disponueshëm në treg dhe të aprovuar nga FDA. "Shtatë vjet pas rindërtimit dhe 4 vjet pas heqjes së stentit, pacienti vazhdon të konsumojë një dietë normale dhe të mbajë peshën e tij, pa çrregullime në gëlltitje", shprehet bashkautori i artikullit Kulwinder Dua, profesor i mjekësisë dhe drejtor i Departamentit të gastroenterologjisë dhe hepatologjisë në "Medical College of Wisconsin" në Milwaukee, duke shpjeguar se deri tani kjo teknikë rigjeneruese ishte testuar vetëm te kafshët. Në 10 vitet e fundit, kërkimet kanë treguar se në inxhinierinë e indeve përdorimi i konstrukteve të mbjella të qelizës, qofshin këto muskulore apo epiteliale, është shumë herë më i mirë se matrica e vetme e mbështetjes për rindërtimin e indeve komplekse. Qelizat përmirësojnë shumë aspekte kritike të bashkëveprimit midis organizmit marrës dhe implantit të ri , ndër to reagimi inflamator dhe ai fibrotik, shërimi i plagës dhe shfaqja e komplikime post-operatore, gjithashtu duke reduktuar kohët e krijimit të konstruktit të ri.

Për të rigjeneruar pesë centimetra ezofag të dëmtuar rëndë në një 25 vjeçar, i përfshirë në një aksident rrugor, kërkuesit kanë përdorur materiale të disponueshme në treg dhe të aprovuara nga Fda: stent metalikë të vetë-zgjerueshëm të pozicionuar në mënyrë endoskopike midis dy koneve dhe të mbuluar në mënyrë kirurgjikale me një matricë indi regjenerues i spërkatur më një xhel plazme i pasur me trombocite homologe të nevojshme si për të mundësuar përqendrime të larta të faktorëve të rritjes si për të njoftuar qelizat staminale me qëllim regjenerues. Një pjesë e muskulit sternokleidomastoid që shkon përgjatë anës së qafës është vendosur mbi matricën xhel.
"Futja e teknikës në praktikën klinike është e largët, por këto rezultate i hapin rrugën një thjeshtësimi të konsiderueshëm të inxhinierisë së indeve të ezofagut", shkruan në një editorial Martin Birchall, i "Royal Nacional Throat, Nose and Ear Hospital" në Londër, Mbretëri e Bashkuar.


 

The Lancet 2016. doi: 10.1016/S0140-6736(15)01036-3http://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(15)01036-3/fulltext

The Lancet 2016. doi: 10.1016/S0140-6736(16)00649-8http://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(16)00649-8/abstract


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>