Mjekësi e përgjithshme

sht232016

Clostridium difficile: transplanti fekal heterolog ul riskun për recidiva

Në krahasim me transplantin autolog, transplanti fekal nga dhururesi ul riskun për infeksion intestinal nga Clostridium difficile. Ja në sintezë, përfundimet e një studimi të publikuar në "Annals of Internal Medicine", me autor të parë Colleen Kelly nga Hospital of Providence, Rhode Island. "Deri më tani studimet mbi efikasitetin e transplantit të mikrobiotës fekale në rast infeksionesh nga C. difficile (Cdi) ishin kufizuar në grupe të vogla apo triale klinike", shpjegojnë kërkuesit. Ata për të vlerësuar efikasitetin dhe sigurinë e transplantit të mikrobiotës fekale në trajtimin e recidivave nga C. Difficile kanë seleksionuar rreth 50 pacientë me të paktën 3 infeksione të mëparshme nga C. Difficile të trajtuar me vancomicine, për t'iu nënshtruar një transplanti të mikrobiotës fekale, autolog ose nga donatorë të shëndetshëm, të dyja të aplikuara nëpërmjet kolonskopisë.

"End point-i primar ishte shërimi i diarresë pa cikle të tjera të terapisë anti-Cdi në 8 javë follow up", shton kërkuesja, që bashkë me kolegët ka ballafaquar të dhënat në të dy grupet e vlerësuara sa i takon efekteve anësore, efekteve të rënda dhe shfaqjes së kushteve të reja mjekësore në semestrin pas transplantit fekal, duke analizuar edhe kompozimin e mikrobiotës fekale para dhe pas procedurës. Nga rezultatet del se transplanti fekal heterolog lidhet me një normë më të madhe shërimi klinik me 8 javë krahasuar me transplantin autolog, me përqindje respektivisht me 91% dhe 63%.

Është gjithashtu e rëndësishme të vihet në dukje mungesa e diferencave domethënëse mes dy grupeve sa i takon efekteve anësore. Dhe në një editorial komentues Elizabeth Hohmann nga divizioni i sëmundjeve infektive në Massachusetts General Hospital në Boston shkruan: "Këto rezultate na shtyjnë të pyesim sërish nëse manipulimi mikrobik ka risqe apo përfitime për shëndetin ende të panjohura dhe nëse ka tipologji optimale mikrobiotash për popullata specifike personash".

 


Ann Intern Med. 2016. doi: 10.7326/M16-0271
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27547925

Ann Intern Med. 2016. doi: 10.7326/M16-1784
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27548329


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>