Mjekësi e përgjithshme

sht292016

Terapia antiagreguese afatgjatë nuk e shton riskun hemorragjik

Në një studim të publikuar në "Jama Cardiology", Marco Valgimigli nga spitali universitar i Bernas në Zvicër dhe kolegët kanë vlerësuar efikasitetin dhe sigurinë e terapisë së dyfishtë antiagreguese për 24 muaj në krahasim me atë 6-mujore ose më pak te një grup pacientësh me sëmundje arteriale periferike që i janë nënshtruar një ndërhyrjeje koronare perkutane. Studimi u prezantua edhe gjatë punimeve të Kongresist të Shoqatës Europiane të Kardiologjisë, të zhvilluar në muajin gusht.

Prania e një arteriopatie periferike konsiderohet tashmë një faktor i rëndësishëm risku te pacientët me sëmundje koronare. Studimet e deritanishme tregojnë se terapia e dyfishtë antiagreguese afatgjatë e nisur pas një angioplastike koronare perkutane ofron një mbrojtje më efikase kundër eventeve aterotrombotike, në krahasim me regjimet antiagreguese të dyfishta afatshkurtra, të cilat shoqërohen edhe me një rritje të riskut për hemorragji.

"Studimi ynë ka ballafaquar profilin e sigurisë dhe efikasitetit të terapisë së dyfishtë antiagreguese në kohë të gjatë dhe të shkurtër në një popullatë individësh që i janë nënshtruar angioplastikës koronare perkutane me një pozicionim të stenteve koronare.

"Analiza ka përfshirë 246 pacientë me arteriopati periferike dhe 1.724 pa arteriopati", shkruajnë autorët duke saktësuar se sipas të dhënave të mbledhura personat që i janë nënshtruar angioplastikës koronare perkutane kishin probabilitet të dyfishtë për evente të tjera ishemike përballë një risku hemorragjik të pandryshuar. Por jo vetëm: në këtë nënpopullatë një terapi e dyfishtë antiagreguese që zgjat për 24 muaj pas angioplastikës koronare perkutane, redukton riskun e vdekjeve, infarktit apo iktusit në krahasim me terapinë 6 mujore ose më pak.

"Rezultati interesant është se në efikasitetin më të madh të terapisë së dyfishtë antiagreguese afatgjatë te pacientët me arteriopati periferike nuk ka një rritje e riskut për episode hemorragjike", nënvizon në një editorial komentues Marc Bonaca nga Brigham and Women's Hospital Heart & Vascular Center në Boston, Massachusetts.
 
 

Jama Cardiology 2016. doi:10.1001/jamacardio.2016.2811
http://cardiology.jamanetëork.com/article.aspx?doi=10.1001/jamacardio.2016.2811
Jama Cardiology 2016. doi:10.1001/jamacardio.2016.2797https://dx.doi.org/doi:10.1001/jamacardio.2016.2797
 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>