Mjekësi e përgjithshme

tet172016

Trajtimi farmakologjik inefikas në format e trashëguara të epistaksis

Dy studime të publikuara në revistën "Jama" kanë ekzaminuar efikasitetin e spray-eve nazalë për reduktimin e frekuencës dhe kohëzgjatjes së epistaksis nga telangiektazia hemorragjike e trashëguar (HHT), sëmundje e karakterizuar nga enë gjaku të brishta në subjekte me hemorragji të rënda, madje të rrezikshme për jetën. "Aktualisht nuk ka asnjë trajtim mjekësor apo kirurgjik për të kuruar në mënyrë përfundimtare hemorragjitë e hundës", pohon Sophie Dupuis-Girod nga Hopital Femme-Mere-Enfants në Bron të Francës, që bashkë me kolegët ka vlerësuar efikasitetin e tre dozave të ndryshme bevacizumab të administruar si spray nazal.

"Bevacizumab është një antitrup monoklonal që ngadalëson neoangiogjenezën - rritjen e enëve të reja të gjakut", shkruajnë autorët, të cilët kanë seleksionuar 80 pacientë me telangiektazi hemorragjike të trashëguar dhe histori të mëparshme me epistaksis, duke i përzgjedhur në mënyrë rastësore që të marrin për një muaj një spray me bazë placebo apo bevacizumab.  
Pas vëzhgimeve u zbulua se epistaksis nuk ishin shumë të ndryshme në grupin e trajtimit aktiv apo të placebos përballë një toksiciteti të ulët pa efekte anësore të rënda.

 "Trajtimi me bevacizumab nuk ka pasur efekte të konsiderueshme në cilësinë e jetës së pacientëve, në numrin e transfuzioneve dhe as në vlerat e hemoglobinës e ferritinës", përfundon kërkuesja, duke shpjeguar se triali u ndërpre për shkak të mungesës së efikasitetit të kurës.

Në trialin e dytë  Kevin Whitehead nga Universiteti i Utah në Salt Lake City dhe kolegët ekzaminuan nëse terapia me një nga tre barnat me mekanizma të ndryshme veprimi, pra estriol, bevacizumab dhe acid traneksamik, ishin efikase në reduktimin e episodeve të epistaksis të lidhura me telangiektazinë hemorragjike të trashëguar. Në të morën pjesë 121 pacientë, të cilëve iu caktua me përzgjedhje rastësore të përdornin spray nazal dy herë në ditë për 12 javë me barin aktiv ose placebo. Edhe në këtë rast në fund të follow up-it kërkuesit zbuluan se terapia farmakologjike nuk redukton në mënyrë domethënëse frekuencën e epistaksis në grupet e trajtuara në krahasim me kontrollet, nga ana tjetër ka një tolerancë të mirë për të tria barnat.

 

JAMA 2016. doi:10.1001/jama.2016.11387


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>