Mjekësi e përgjithshme

jan192017

Tumoret neuroendokrine, provohet efikasiteti i barit eksperimental

Studimi i fazës III Netter 1 i publikuar në "New England Journal of Medicine", konfirmon efikasitetin e Lutathera (Lutetium-177 dotatate), bar eksperimental në gjendje për të frenuar progresionin e sëmundjes apo vdekjen në rreth 8 pacientë nga 10. Numër i rëndësishëm ky që do të trefishojë pritshmërinë mesatare për jetën (e cila sot është rreth 18 muaj) duke përmirësuar ndërkohë edhe cilësinë.

Çdo vit regjistrohen 3-4 raste të reja tumoresh neuroendokrine (Net) për çdo 100 mijë persona, ku rreth 60-70% lidhen me traktin gastro-entero-pankreatik.

Këto forma tumorale mund te prekin fëmijët dhe adoleshentët, por janë ndër më të zakonshmet mes të rriturve e të moshuarve. Studimi tregon se terapia me Lutatheran (bar eksperimental për trajtimin e pacientëve të prekur nga tumore neuroendokrine të zorrës në stad të avancuar, progresive dhe pozitive ndaj receptorëve të somatostatinës) çon në një reduktim prej 79% të riskut për progresion të patologjisë dhe vdekjes në krahasim me trajtimin Octreotide Lar me dozë të lartë (60mg).     

"Jemi të bindur se Lutathera mund t'iu ofrojë pacientëve të prekur nga tumoret neuroendokrine kurën e pritshme dhe efikase duke përmirësuar në të njëjtën kohë standardin aktual terapeutik, - pohon Stefano Buono, administrator i deleguar, i kompanisë prodhuese Advanced Accelerator Applications (AAA), -18% e përgjigjes objektive ndaj trajtimit me Lutathera është një e dhënë e rëndësishme në krahasim me studimet e tjera të publikuara që tregojnë një përgjigje jo më të lartë se 5%".

 

N Engl J Med. 2017. doi: 10.1056/NEJMoa1607427
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28076709


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>