Mjekësi e përgjithshme

mar242017

Raporti ECDC/OBSH mbi vëzhgimin dhe monitorimin e tuberkulozit në Evropë

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Zyra Rajonale për Evropën e OBSH-së kanë publikuar raportin e nëntë mbi vëzhgimin dhe monitorimin e tuberkulozit (TB) në Evropë.

Në 30 shtete të Bashkimit Evropian/Zonës Ekonomike Evropiane të analizuara nga ECDC, janë regjistruar relativisht në 2015-n 60.195 raste të reja me tuberkuloz dhe recidiva, që në total shkojnë në 323.000 duke marrë në konsideratë zonën më të gjerë të monitoruar nga OBSH, e barabartë me 35.5 raste për çdo 100.000 banorë. Vdekjet nga tuberkulozi në 2015-n ishin rreth 32.000, mesatarisht me 3.5 vdekje për çdo 100.000 banorë. Një aspekt tjetër i analizuar në raport, thelbësor për kontrollin e sëmundjes, lidhet me format multi-rezistente të tuberkulozit. Vlerësohet se në 2015-n 1 në 5 raste në nivel global është verifikuar në kontinentin evropian, ku gjenden 9 nga 30 vendet me përhapjen më të madhe të tuberkulozit multi-rezistent.

Një seksion i raportit më pas i dedikohet rasteve të ko-infeksioneve HIV-TB mes viteve 2011 -2015 duke tejkaluar numrin e 27.000 pacientëve, prej të cilëve vetëm 62% u trajtuan me anti-retroviralë. Në raport kujtohet në fund strategjia globale 2016-2035, e aprovuar gjatë takimit të 67 të Asamblesë Botërore të Shëndetit dhe e ndërfutur në kuadër të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së, për t'i dhënë fund tuberkulozit. Zyra rajonale për Evropën e OBSH-së, për të arritur objektivin në vitin 2015 adoptoi një plan veprimi që synon një reduktim me 35% të vdekjeve dhe 25% të normave të incidencës së tuberkulozit brenda vitit 2020, si dhe suksesin ne trajtimin e formave multirezistente në të paktën 75% të rasteve. Për këtë qëllim janë identifikuar si thelbësore koha e diagnozave, implementimi i testeve të reja diagnostikuese dhe barnave që garantojnë kohë trajtimi më të shkurtër.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>