Mjekësi e përgjithshme

shk192018

Implanti defibrilator shton rrezikun te pacientët me nefropati kronike

Pacientët me sëmundje renale kronike dhe me pamjaftueshmëri kardiake, të cilëve u implantohen defibrilatorë, rrezikojnë më shumë për t'u shtruar në spital sesa ata që nuk i kanë këto implante.

"Sëmundja renale kronike është e zakonshme te të rriturit me pamjaftueshmëri kardiake dhe është e lidhur me një rrezik më të madh për vdekje të papritur për shkaqe kardiake. Studime me përzgjedhje rastësore të zhvilluara mbi pacientët pa nefropati kronike, kanë treguar se defribilatorët e implantueshëm reduktojnë rrezikun e vdekjes për shkak të aritmisë te pacientët e përzgjedhur, të cilët kishin pamjaftueshmëri kardiake me reduktim të fraksionit të ejektimit ventrikular të majtë, por nuk është shumë e qartë nëse kjo vlen edhe për pacientët me nefropati kronike", thotë Nisha Bansal (Universiteti i Siatëllit), që ka drejtuar grupin e studimit. Kërkuesit kanë studiuar rreth 6000 pacientë me sëmundje veshkash kronike dhe me pamjaftueshmëri kardiake të karakterizuar nga fraksioni i ejektimit, i barabartë ose më i vogël se 40% dhe që kanë qenë të disponueshëm për matjen e niveleve sierike të kreatininës. Studimi është zhvilluar në katër qendra "Kaiser Permanente" në Shtetet e Bashkuara.

Nefropatia kronike është përcaktuar nëpërmjet shpejtësisë së filtrimit glomerular të vlerësuar më të vogël se 60 mL/min/1,73 m2. Pacientët që kanë të paktën një defribilator të implantueshëm janë përshtatur në raportin 1:3 në bazë të gjendjes së sëmundjes renale, në bazë të moshës dhe të rezultateve të prirjes për të marrë implantin. Janë identifikuar në total 5877 të rritur me sëmundje renale kronike (1.556 me një defribilator të implantueshëm dhe 4321 pa të), për 68,9% të burrave, me moshë mesatare 72,9 vjeç.

Në modelet e sistemuara sipas të dhënave demografike, komorbilitetit dhe përdorimit të barnave kardiovaskulare, nuk është parë asnjë dallim në vdekshmërinë për të gjitha shkaqet mes pacientëve me sëmundje renale kronike, në të dyja grupet. Megjithatë, implantimi i defibrilatorit ishte i lidhur me një shtim të rrezikut për shtrim në spital për shkak të pamjaftueshmërisë kardiake dhe për çdo lloj shkaku, te pacientët me pamjaftueshmëri renale kronike.

"Do të duhej të balanconim me kurë rreziqet dhe dobitë kur merret vendimi i implantimit të një defibrilatori te pacientët me nefropati kronike dhe pamjaftueshmëri kardiake", përfundojnë autorët.

 

Jama Intern Med. 2018. doi: 10.1001/jamainternmed.2017.8462
https://jamanetwork.com/journals/jamainternalmedicine/article-abstract/2671406?redirect=true


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>